Sulm me kallashnikov në Kosovë
vritet polici, dyshohet për hakmarrje

Sulm me kallashnikov në Kosovë<br />vritet polici, dyshohet për hakmarrje
KOSOVË­- Një sulm me kallashnikov ka ndodhur në qytetin Skënderaj të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Valon Goxhuli sipas mediave kosovare.Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 16:30 në qëndër të këtij qyteti ku raportohet të ketë mbetur i plagosur që ndodhej në të njëjtin automjet me policin dhe një tjetër person identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Mësohet se një person ka shtënë me breshëri armësh mbi veturën në lëvizje, në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Skenderaj. Sipas mediave kosovare ngjarja ka të bëjë me një vrasje që ka ndodhur një natë para ditës së zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të viti 2013, kur ishte qëlluar me armë Bekim Biringjiku nga Qubreli, ndërsa i dyshuar për vrasjen e tij ishte pikërisht polici Valon Goxhuli.

Gjithashtu mësohet, se polici Goxhuli ishte liruar para disa kohësh. Pikërisht krimi i dy viteve më parë ka sjellë edhe hakmarrjen dhe vrasjen e policit. 

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari