3 persona kanë mbetur të vdekur dhe 6 të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në qytetin Wurzburg në Bavari, rreth 120 kilometra në lindje të Frankfurtit. Sipas policisë, një hetim është duke u zhvilluar dhe pjesë të qendrës së qytetit u mbyllën. Megjithatë, nuk ka më asnjë rrezik për popullatën.
"Ne kemi arrestuar një të dyshuar," tha policia e Franconisë së Ulët në Twitter. "Nuk ka asnjë tregues të një të dyshuari të dytë. Nuk ka asnjë rrezik për popullatën.", thuhet në njoftim.
Autori i sulmit ka qenë i alkolizuar.