Të paktën dy persona u vranë dhe një u plagos në një sulm me thikë në Qendrën Ismaili në Lisbonë të martën. Mediat e huaja shkruajnë se oficerët qëlluan drejt agresorit pasi ky i fundit nuk pranoi të lëshonte në tokë armën që mbante.
Sulmi ndodhi pak para orës 11:00 të ditës së sotme. Ismailitë janë një pakicë brenda Islamit Shia, anëtarët e të cilëve janë sulmuar nga grupet ekstremiste në vende si Pakistani.
Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri portugez, Antonio Costa i cili u tha gazetarëve gjithçka tregonte se ishte një akt i izoluar dhe ishte e parakohshme të bëhej ndonjë interpretim për krimin.
Autori i sulmit ishte një refugjat afgan. Ndërsa viktimat ishin dy gra me shtetësi portugeze.