Të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur pasi u goditën me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Numedal, në juglindje të Norvegjisë.
Në prej viktimave raportohet se është në gjendje kritike,ndërsa autori i dyshuar i sulmit u arrit të kapej.
“Mund të konfirmoj se e kemi të dyshuarin nën kontroll”, tha për Reuters një Zëdhënës i Policisë.
Autoritetet nuk kanë folur rreth dyshimeve në lidhje me motivet që qëndrojnë pas sulmit.
Policia tha se sipas dëshmive të qytetarëve, autori i ka zgjedhur personat që ka sulmuar në mënyrë rastësore.
Komento