BRAZIL- Të paktën katër fëmijë të vegjël janë vrarë me sëpatë nga një burrë në një kopsht fëmijësh në qytetin Blumenau në Brazilin jugor. Katër fëmijë të tjerë u plagosën nga 25-vjeçari që hyri në çerdhe rreth orës 09:00 me orën lokale, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Policia tha për mediat lokale se autori ishte dorëzuar dhe ishte në paraburgim nga policia. Zjarrfikësit thanë se rreth 40 fëmijë ishin brenda çerdhes Cantinho Bom Pastor. Ata shtuan se sulmuesi kishte kapërcyer një mur për të hyrë në ndërtesë dhe me sa duket kishte shënjestruar viktimat rastësisht.
Zyrtarët e qytetit kanë pezulluar mësimet në Blumenau të paktën deri nesër. Guvernatori i shtetit Santa Catarina, ku ndodhet Blumenau ka shpallur tre ditë zie.
Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva shkroi në Twitter se "nuk ka dhimbje më të madhe se ajo e një familjeje që humbet fëmijët apo nipërit e saj, aq më tepër kur është përmes një akti dhune ndaj fëmijëve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen".
Nuk është hera e parë që një kopsht fëmijësh në shtet është shënjestër e një sulmi. Në vitin 2021, një 18-vjeçar vrau dy anëtarë të stafit dhe tre fëmijë të vegjël në një çerdhe në komunën e Saudades.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.3%
-
E gabuar
44.6%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 3564
Lajme të tjera
-
S’pranonte ndarjen! Kërcënoi të dashurin dhe e sulmoi me bomba molotov, burg për 21-vjeçaren shqiptare në Greqi
21 Shtator, 12:08
-
Sasia më e madhe e zbuluar në det, Marina e Brazilit sekuestron 3.6 ton kokainë
20 Shtator, 21:06
-
Rrëzohet aeroplani me turistë në Brazil, 14 të vdekur, asnjë i mbijetuar
17 Shtator, 09:00
-
FIFA merr shembullin e Brazilit, pezullohen 11 futbollistë për trukime të ndeshjeve
13 Shtator, 17:02
-
Samiti i G20-ës përfundon më mburrjet e Indisë, Brazilit dhe Rusisë për sukses
10 Shtator, 19:43
-
VIDEO/ Neymar futet në histori, sulmuesi thyen rekordin e Pele! Brazili 'show' ndaj Bolivisë
9 Shtator, 10:54
-
Stuhi e fuqishme në Brazil, 21 viktima dhe 6 mijë njerëz braktisën shtëpitë e tyre
6 Shtator, 19:20
-
Akuzat për dhunë ndaj ish të dashurës, Brazili largon nga ekipi yllin e Man. United
5 Shtator, 10:34
-
Mashtrime me biznesin, Ronaldinho rrezikon burgun në Brazil
30 Gusht, 12:32
-
Modelja 21-vjeçare shkon me bikini në aeroport, i ndalohet hyrja në avion
28 Gusht, 19:03
-
Tragjedi në garat me motorë në Brazil, dy pilotë humbin jetën pas aksidentit (VIDEO)
28 Gusht, 12:28
-
VIDEO/ Goli që po 'çmend' botën e futbollit, Hulk shënon nga 35 metra me goditje dënimi
7 Gusht, 10:17