Sulm në Nagorno-Karabak, Armenia dhe Azerbajxhani thyejnë armëpushimin

Sulm në Nagorno-Karabak, Armenia dhe Azerbajxhani thyejnë armëpushimin

Armëpushimi i vendosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është thyer sërish dhe për këtë palët  hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës .

Separatistët e Nagorno-Karabakut pretendojnë se ushtria e Azerbajxhanit nisi një sulm të premten në mbrëmje, i cili la tre ushtarë armenë të plagosur.

Qeveria Azerbajxhanase tha të Dielën se katër trupa të saj ishin vrarë në Nagorno Karabak pasi një grup luftëtarësh armenë i zunë pritë forcave të saj më 26 nëntor.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev fajësoi Armeninë për përplasjet e fundit dhe kërcënoi se do t’i thyente kokën me një grusht të hekurt.

Paqeruajtësit rusë të thirrur për mbrojtjen e rajonit konfirmuan prishjen e paqes, por nuk specifikuan se nga cila anë.

"Më 11 dhjetor, në afërsi të Sabert dhe Khin Taglfar të rajonit Gadrut, ndodhi një shkelje e armëpushimit," tha Rustam Muradov, gjeneral dhe Komandant i forcave paqeruajtëse ruse në Nagorno-Karabak, në një deklaratë të dielën.

Megjithatë zyrtarët rusë kanë theksuar se tani situata ndodhen nën kontroll. Vdekjet janë të parat që raportohen  pas nisjes së armëpushimit, i cili ka zgjatur më shumë se një muaj.

Konflikti në Nagorno-Karabak shpërtheu në Shtator me përplasje midis Azerbajxhanit dhe separatistëve të mbështetur nga Armenia mbi rajonin malor.

Luftimet pushuan në 10 nëntor, në sajë të një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që detyroi Armeninë të lëshonte pjesë të territorit të saj.

Më shumë se 5,000 njerëz, përfshirë civilë, u vranë gjatë luftimeve midis ish rivalëve sovjetikë.

Rusia ka vendosur gati 2,000 paqeruajtës në rajonin e trazuar për të paktën pesë vjet, për të monitoruar marrëveshjen e paqes dhe për të lehtësuar kthimin e refugjatëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja