Sulm në Virxhinia, menaxheri vret 10 persona brenda supermarketit (VIDEO)

Një person i armatosur ka vrarë të paktën 10 persona në një supermarket Walmart në Chesapeake, Virxhinia. Autor mendohet të jetë menaxheri i dyqanit që pas sulmit vrau veten. Ende nuk dihen arsyet e sulmit që ndodhi në orën 22:12. Të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Përfaqësuesit e Ëalmart thanë se janë ‘të tronditur nga kjo ngjarje tragjike’. Fotot në mediat sociale treguan një prani të madhe të policisë në vendngjarje. Një dëshmitar, i veshur me uniformën Ëalmart, tha se sapo kishte dalë nga një dhomë ku kishte të tjerë persona nga stafi, menaxheri hyri dhe hapi zjarr.

"Mjerisht ne humbëm disa nga bashkëpunëtorët tanë," tha burri, duke sqaruar se nuk e dinte se sa nga kolegët e tij u qëlluan. Një grua foli për mediat duke treguar se vëllai i saj, një punonjës 20-vjeçar i dyqanit, u qëllua vetëm 10 minuta pasi kishte hyrë në punë. Ai mbeti i plagosur dhe ishte në gjendje të fliste me të afërmit. Ndërkohë vijojnë hetimet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës