Një zarf i zi ka mbërriur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP2. Zarfi përmban një ndëshkim për një nga banorët që ka thyer rregulloren e Vëllait të Madh.
Ndërkohë, që mbërriti zarfi dhe të gjithë banorët ishin ulur në sallonin e shtëpisë së famshme, në monitor u shfaq një klip për t’u ndjekur.
Personazhi kryesor gjatë klipit ishte aktorja, Olta Gixhari e cila e pranoi edhe vetë duke u shprehur se zarfi ishte për të.
“Po për mua është, se vetëm unë isha në të gjithë videon”, thotë ajo teksa shprehet moskokëçarëse për atë çfarë mund të përmbajë.
Vendimi për aktoren pritet të merret mbrëmjen e sotme gjatë Prime. Më heët, ajo u shfaq e përlotur teksa deklaronte se nuk kishte ardhur në Big Brother VIP për të qëndruar më shumë se një muaj dhe se dëshironte të dilte.