AFGANISTAN - Një bombë vetëvrasëse në makinë vret 4 civilë dhe plagos 35 të tjerë, në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul.
Autoritetet e vendit deklarojnë se ky është një sulm nga talebanët të cilët dyshohet se kanë vendosur qëllimisht bombën në makinë, duke e shpërthyer në perëndim të qytetit, ku kanë mbetur 4 të vdekur, mes tyre një grua dhe dy fëmijë.
Autobomba mendohet se kishte nën shënjestër një autokolonë forcash të huaja dhe dy makina ushtarake të NATO-s.
Zëdhënësi i talebanëve pretendon se bomba është një mesazh për gazetarët dhe paralajmëron se do të ketë sulme të tjera kundër forcave të sigurisë Afganistane.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com