Sulme të armatosura dhe të koordinuara në veri

Sulme të armatosura dhe të koordinuara në veri
Policia në Mitrovicë ka njoftuar se sulmet e armatosura dhe të koordinuara kanë ndodhur, mes të orës 01:40 dhe 02:20, në objektin e “KEP” bankës, në objektin e një radiostacioni lokal “Radio Kolashin” dhe në shtëpinë private të një eprori të policisë së Kosovës, në Zubin Potok, shkruan portali Jeta ne Kosove.

“Policia ka identifikuar lokacionet dhe objektet të cilat ishin cak i sulmeve të armatosura ndërsa ekzaminimet e vendeve të ngjarjes janë proceduar nga njësitë përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, EULEX-it dhe ekspertëve të KFOR-it për identifikim të mjeteve eksploduese”, ka bërë të ditur për "Jeta në Kosovë", Besim Hoti, zyrtar për informim publik i policisë në Mitrovicë.

Janë regjistruar dëme materiale në objektin e “KEP” bankës, dhe të radio stacionit lokal “Kolashin”, objekte këto në afërsi me njëra tjetrën ndërsa janë regjistruar si të identifikuara më shumë se 50 gëzhoja të armës automatike të cilat besohet se janë përdorur nga kryesit e aktit kriminal.

Edhe në shtëpinë private të eprorit policor të Kosovës, janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale nga të shtënat me armë zjarri dhe nga shpërthimi i mjetit eksplodues që besohet të jetë një granatë dore.

Në momentin e sulmit të armatosur, në shtëpi gjendeshin eprori i policisë së Kosovës së bashku me familjen e tij.

Veç dëmeve në shtëpinë e eprorit policor, nga të shtënat është dëmtuar edhe vetura e tij private, tip “Renault” dhe së paku 20 gëzhoja janë gjetur dhe marrë si pjesë e provave materiale.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete