Sulmet e Berishës, kandidatja e PD për Vaun e Dejës për Report Tv: S'tërhiqem nga gara, presion demokratëve që mos të më votojnë! Po faktorizon Metën

Kandidatja e Partisë Demokratike për Vaun e Dejës, Klomentina Drini ka folur në Report Tv pas sulmeve që Sali Berisha bëri kundrejt saj teksa prezantoi kandidatin e tij Zef Hilën para demokratëve. Me bindje të plotë, Drini thotë se nuk do të tërhiqet nga gara pavarësisht çdo lloj presioni që mund të marrë nga pala tjetër. Në intervistën për Report Tv, Drini thotë se është e hapur për bashkëpunime për demokratët, por kurrsesi ajo thotë se nuk do të çojnë vota tek partia e Ilir Metës.

"Nuk pranojmë bashkëpunime të asnjë lloji me parti të tjera, përveç PD. nëse Berishës i ka ngel në mendje PD, i bëj ftesë të vijnë në PD bashkë me kandidatin që ka sjell tek partia e Metës. Jam e hapur për bashkëpunime për demokratët, por përveç PD unë nuk njoh asnjë parti tjetër.  Po faktorizon Metën, duhet të faktorizojë demokratët dhe jo metën, duhet të mbështesin demokratët sa nuk është vonë. Po çon ujë në mullirin e Metës”, tha ajo për Report Tv.

Drini ka hedhur akuza ndaj Berishës se po u bën presion demokratëve që të mos e votojnë në zgjedhjet e 14 majit. Ajo ubën thirrje demokratëve që të votojnë të lirë dhe të mos ndikohen nga këto presione.

“Nuk jam me metën dhe s’do bashkëpunoj kurrë. Bashkinë e Vaut të Dejës do e bëj bashki për PD, s’ka shans që të tërhiqem nga kjo garë. I kam marrë masat mirë, me çdo lloj kostoje. Presione kam nga më të ndryshmet, presionet që i bëhen demokratëve që të mos më votojnë. Mos u dorëzoni, votoni të lirë, mos hani asnjë lloj presioni, se unë do jem këtu dhe skam tërheqje pas për asnjë lloj gjejë që mund të ndodhë në vijmshmëri”, yha Drini.

Sa i takon sulmeve që Berisha i bëri një ditë më parë, duke thënë se është kandidate e Tom Doshit, Drini thotë se nuk njeh persona non grata dhe se është pro amerikane.

“Vendosja e epiteteve që bëjnë me partinë e Tom Doshit. Jam pro amerikane, nuk njoh persona non grata. Kam bashkëpunuar me ambasadën amerikane për PD. Jam vetëm tek PD e vulës, për mua nuk është një individ, PD është vlerë, jam rrit me frymën si e djathtë. Emri jem nuk është i përlyer, do jetë gjithmonë për PD. jam një ndër për ata persona që kam qenë drejtoreshë e ujësjellësit të Vaut të Dejës. Jam shkarkuar për shkak të mos bindjes së kryetarit të bashkisë për largimin e punonjësit. Jam shkarkuar me vendim për mosbindje të kryetarit të PS. Nuk është në natyrën time të bashkëpunoj me PS”, vijoi ajo.  

Një ditë më parë, Sali Berisha nga Vau i Dejës sulmoi kandidaten e PD, duke thënë se po shërben si patericë e regjimit të Edi Ramës.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 01/04/2023 17:54

    po c'vota ke ti moj e zeze ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë