Pavarësisht se sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK Altin Dumani kanë alarmuar dhe ndërkombëtarët, anëtarja e kryesisë së Partisë së Lirisë Kejdi Mehmetaj i quan akuzat e rënda retorikë politike. E ftuar në “Frontline” në Report Tv Mehmetaj tha se nuk e sheh Metën të shqetësuar për fatin e tij pavarësisht se ai ka intensifikuar sulmet.
“Duke njohur Metën si politikan në këtë rast nuk është çështje sulmi, por retorike politike. Meta e bën të ashpër kur gjykon se ka vend për të përçuar ashpërsi. Unë nuk e shoh Metën të shqetësuar, në kuptimin personal. Nuk e shoh për të shqetësuar për fatin e tij personal. E shoh të shqetësuar për SPAK.
Sipas saj rihapja e hetimeve për aferën CEZ-DIA u bë për ta presionuar Metën.
“Rihapja e CEZ-DIA, në 2019 kur meta ishte duke bërë një betejë të rëndësishme e mbrojtjes së kushtetutës, çështja është hapur për ta presionuar. Edhe Meta po të dojë të bëjë kompromise mund ti bëjë por ai zgjedh të bëjë betejë ballore jo për hise personale. Politikanë të këtij kalibri nuk shqetësohet shumë se çfarë ndodh me ta por mesazhet që japin”, shtoi ajo.
Lajmi kryesor:
Sulmet ndaj SPAK, Silva Caka: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës? Duan të zhdukin opozitën
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 783
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04