Putin takohet me liderët ushtarakë! Nisin sulmet ajrore me dronë iranianë në të gjithë Ukrainën! Vritet djali 1-vjeçar në Kryvyi Rih nga bombardimet ruse

Putin takohet me liderët ushtarakë! Nisin sulmet ajrore me dronë iranianë në të gjithë Ukrainën! Vritet djali 1-vjeçar në Kryvyi Rih nga bombardimet ruse

Pasojat e sulmit rus në Kryvyi Rih

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk heq dorë nga lufta. Ai është takuar me liderët ushtarakë ndërsa vijojnë paralajmërimet për sulme ajrore në të gjithë Ukrainën. Deri tani ka arritur në 450 numri i fëmijëve të vrarë nga bombardimet ruse dhe i fundit është një djalë 1 vjeç në qytetin Kryvyi Rih.

Ndërkohë një civil është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga një sulm në Kherson, ndërsa qytetarët u strehuan në stacionin e metrosë. 

Qyteti i dytë i Ukrainës, Kharkiv, mbeti për orë të tëra pa energji pasi vala e fundit e sulmeve ruse synoi stacionet e energjisë në të gjithë vendin. Zyrtarët lokalë thanë se deri në nëntë objekte energjetike u goditën pasi forcat ruse hodhën 76 raketa dhe kryen sulme me dronë të premten.

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Putin do të vizitojë edhe Bjellorusinë ku do të takohet me Aleksandër Lukashenkon. Javën e kaluar ishte radha e ministrit të mbrojtjes së Moskës që të shkonte në Minsk për të kërkuar mbështetje në fazën e re të luftës.

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Vedant Patel, gjatë një konference për shtyp tha se Shtetet e Bashkuara "nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë në luftë me Rusinë", i cili mbetet i vetmi vend që ka kryer veprime provokuese në kontekstin e konfliktit në Ukrainë. 

Pas deklaratave të fundit në media për dërgimin e mundshëm të raketave Patriot në Ukrainë, dhe përgjigjes së qeverisë ruse e cila paralajmëroi kundër ‘pasojave të paparashikueshme’ që mund të lindin nga një vendim i tillë, Patel deklaroi se "ne po bëjmë pikërisht atë që ka urdhëruar presidenti,’ Joe Biden: në dritën e pushtimit rus, ne do të ndihmojmë Ukrainën të mbrojë integritetin e saj territorial”. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Abramovich dhe oligarkët rusë ankohen në Gjykatën e Drejtësisë së BE për sanksionet: Nuk kemi lidhje me polikën! Po na dëmtohet reputacioni

Sipas gazetës gjermane Bild, oligarkët dhe bizneset ruse kanë paraqitur 61 ankesa në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, duke sfiduar sanksionet e BE-së të lëshuara kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë më 24 shkurt. Ish-pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich figuron mes tyre. 

Sipas dokumenteve të publikuara në faqen e Gjykatës, oligarkët Grigori Berezkin dhe Gennady Timchenko kanë kërkuar dëmshpërblim për "dëmin jomaterial" të pësuar si pjesë e sanksioneve evropiane. Berezkin bëri thirrje për "dëmtim të rëndë të reputacionit të tij", duke argumentuar se "nuk do të kishte asnjë lidhje materiale midis tij dhe politikës ruse në Ukrainë". Burri pretendon gjithashtu se nuk e mbështet qeverinë ruse dhe ka kërkuar kompensim simbolik prej një euro. Timchenko, një banor i Zvicrës, në vend të kësaj kërkoi një milion euro. Ai akuzon Bashkimin Evropian për një "gabim gjykimi" pasi e lidh atë me Presidentin Putin.

Ora 21:55
Ukrainë, raketa ruse godet qendrën e kujdesit për të moshuarit

1670750967_melitopol.jpg

Një raketë ruse goditi një institucion të kujdesit të të moshuarve në fshatin Stepanivka nw periferi tw Khersonit. Lajmin e ka dhënë guvernatori i rajonit jugor të Khersonit, Yaroslav Yanushevych. 

“Në ndërtesën e qendrës janë thyer portat, janë thyer dritaret dhe dyert, ka pasur dëmtime në çati dhe verandë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar”, tha Yanushevych.

Ora 20:33
E paralajmëroi Putin, rusët rifillojnë sulmet ajrore në Ukrainë me dronët kamikazë të Iranit

Forcat ruse kanë rifilluar sulmet ndaj Ukrainës duke përdorur drone kamikaze iraniane . Këtë e pohoi Andrii Yusov , zëdhënës i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, cituar nga Kyiv Independent . Sipas zyrtarit, Irani ka dërguar një grup të ri të dronëve Shahed-131 dhe Shahed-136 për forcat ruse, duke specifikuar se është një grumbull relativisht i vogël pa dhënë megjithatë detaje mbi sasinë e pajisjeve të dërguara.

Ora 14:12
Arrihet marrëveshja mes 4 vendeve për të hequr dorë nga varësia e energjisë ruse

1671282756_dddjbdfg.JPG

Udhëheqësit e Hungarisë, Rumanisë, Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit kanë finalizuar një marrëveshje për një kabull elektrik nënujor që mund të bëhet një burim i ri energjie për BE-në në mes të një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, sipas mediave të huaja.

Marrëveshja përfshin një kabllo që kalon në Detin e Zi që do të lidhë Azerbajxhanin me Hungarinë nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Rumanisë.

Ora 13:34
Alarm për sulm ajror në Kiev dhe në disa rajone të tjera të Ukrainës

1671280487_fffff.JPG

Një paralajmërim për sulm ajror është lëshuar në Kiev dhe në të gjitha rajonet e Ukrainës. Alarmi fillimisht u aktivizua në rajonet lindore dhe u shtri në të gjithë territorin në pak minuta. Forcat ruse kanë kryer nëntë sulme masive ajrore në infrastrukturën energjetike të vendit që nga 10 tetori.

Ora 10:02
Kryetari i Kievit: Vetëm një e treta e banorëve kanë ujë dhe ngrohje

Zyrtarët në kryeqytetin e Ukrainës po punojnë për t'ua kthyer energjinë elektrike shumicës së banorëve pasi qyteti u godit nga një seri sulmesh me raketa ruse dje.

Këtë e raporton kryebashkiaku Vitalii Klitschko në Telegram, duke nënvizuar se vetëm një e treta e njerëzve kanë ujë dhe ngrohje, dhe rreth 40% kanë energji elektrike për shkak të rrjeteve të dëmtuara të energjisë elektrike. 

"Shërbimet e qytetit po punojnë për t'u kthyer ngrohjen dhe ujin të gjithë banorëve të kryeqytetit deri në mëngjes. Inxhinierët e energjisë po përpiqen të stabilizojnë sistemin energjetik," tha kryebashkiaku.

Metroja e qytetit është mbyllur dhe ndërprerjet emergjente të energjisë elektrike janë në fuqi në rajon. "Do të organizohen autobusë shtesë - siguroi Klitschko - për të dyfishuar rrugët e tramvajit dhe metrosë".

Ora 08:04
Moska: Marrëveshja për Zaporizhzhia është ende e mundur

1671260754_d78qlrkukrainezaporizhzhianuclearplant625x30001October22.jpg

"Ka ende shanse për të arritur një marrëveshje për një zonë mbrojtëse rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, por është shumë herët të thuhet se marrëveshja është afër". Kështu ka deklaruar së fundmi Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me bazë në Vjenë.

"Të hënën e kaluar u mbajt një takim në Paris midis drejtorit të përgjithshëm të IAEA dhe kryeministrit ukrainas Denis Shmygal. Me sa dimë, kjo temë është diskutuar në detaje gjatë këtyre bisedimeve. Prandaj, procesi vazhdon dhe ka shanse për të arritur një marrëveshje. Në të njëjtën kohë është shumë herët për të thënë se jemi duke iu afruar një marrëveshjeje. Dhe nuk bëj asnjë parashikim se kur mund të përfundojë procesi i negociatave”, tha ai për TASS.

Ora 07:46
Zelensky dhe Ukraina marrin çmimin 'Karli i Madh': Për guxim e trimëri!

1670827651_qwrqrwr.JPG

Njëri prej çmimeve më të rëndësishme në Europë, Karli i Madh i shkon këtë vit presidentit Volodimyr Zelensky dhe të gjithë popullit të Ukrainës, që u përballën me një agresion të papërshkrueshëm rus që shkel ligjin ndërkombëtar.

Njoftimin e bëri bordi përgjegjës dhe qytetit i Aachen-it. Çmimi jepet me arsyetimin se nën udhëheqjen e presidentit të tyre, ukrainasit mbrojtën jo vetëm sovranitetin e vendit të vet, por edhe Europën dhe vlerat europiane.

“Zelensky tregon guxim, lidership dhe intuitë taktike dhe demonstron një stil të ri politik, të qartë dhe të qartë”, thuhet në njoftim.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daj Sami: 17/12/2022 08:40

    Zhelenski per guximin dhe hwroizmin qe po tregon meriton te kete monument dhe emertime rrugesh me emrin e tij ne te gjitha vendet antare te NATO-s dhe BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja