Një ceremoni mortore është mbajtur në Gaza për pothuajse 100 persona, trupat e të cilëve u nxorën nga rrënojat në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Sipas mediave të huaja, njëzet anëtarë të familjes së Izzeddin Lulu-t në Gaza janë vrarë gjatë luftës gjenocidale të Izraelit në enklavë, përfshirë babain dhe vëllain e tij.

Lulu, i cili punon si mjek në Gaza, i tha Al Jazeera-s se babai, vëllai dhe kunata e tij janë ende nën rrënojat e shtëpisë së tyre.

“E dimë se ku janë, por nuk kemi qenë në gjendje t’i gjejmë trupat e tyre dhe t’u bëjmë një varrim të denjë”, tha ai.

"Kur shoh familje sot, që më në fund po shërohen dhe varrosin të dashurit e tyre pas kaq shumë kohe, kam emocione shumë të përziera", shtoi më tej Lulu.

"E ndiej dhimbjen e tyre, por gjithashtu e kuptoj atë ndjenjë lehtësimi që vjen kur më në fund mund të thuash lamtumirë dhe të kesh një varr për personin që do", përfundoi mjeku.


Lajmi kryesor:

Garda Revolucionare sulmon dronin detar në Hormuz, Izraeli shkatërron një spital në Liban