GJIROKASTËR- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza kundrejt qeverisë se abuzon me tenderat, ndonëse vendi është në kohë krize. Nga takimi me demokratët në Gjirokastër, Berisha tha se qeveria ka dhënë tender për zgjerimin e rrugës Elbasan- Qafë Thanë me vlerë 2,5 miliardë lekë ose rreth 21,4 milion euro.
Berisha u shpreh vetëm në Shqipëri ndodh që të kushtoj 5 milionë euro kilometri për zgjerimin e rrugës.
“Lexoja sot rrugët e Florinjta. Kanë filluar zgjerimin e rrugës Elbasan-Librazhd. 5 mln euro kilometri zgjerimi i rrugës. Nuk ndodh kund në botë përveçse si në Shqipëri. Nuk vidhet askund kështu”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri u ndal edhe në sulmet kibernetike, ku akuzoi qeverinë se i ka fshirë të gjitha të dhënat e sistemeve TIMS për të zhdukur gjurmët e udhëtimeve të përbashkëta që kanë me vrasësit.
"Këta kanë frikë nga fjala, dhe kur u ka hyrë frika nga fjala janë të pashpresë, do munden. Ne duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë gjithçka për të tërheq me vete çdo qytetar që beson se vendi po ecën në drejtim të gabuar. Është një shtet i shkërmoqur, infrastrukturat dixhitale u rrënua, padyshim Irani bëri agresion, por po kaq bëri dhe qeveria e cila për interes atë krimit fshiu sistemin TIMS. Gënjejnë kur thonë se kanë të dhënat, asgjë nuk kanë, i zhdukën se janë peng i krimit, i zhdukën se kanë me qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës dhe e dinë që drejtësia vonon por nuk harron", tha Berisha.
Sa i takon zgjedhjeve lokale, Berisha u shpreh se do të bëjë gjithçka që ka në dorë që në zgjedhje opozita të shkojë me kandidat të përbashkët.
Nga takimi në Gjirokastër, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se qeveriva ka dhënë tender për zgjerimin e rrugës Elbasan- Qafë Thanë me vlerë 2,5 miliardë lekë ose rreth 21,4 milion euro.
Berisha u shpreh se kjo nuk ndodh askund në botë përveçse në vendin tonë.
“Ku i ke çuar rreth 12 mld euro që mungojnë. Kanë vjedhur dhe vetëm kanë vjedhur. U nis rruga Kardhiq-Delvinë loti i parë, u ndërtua me 700 mijë euro kilometri. Lexoja sot rrugët e Florinjta. Kanë filluar zgjerimin e rrugës Elbasan-Librazhd. 5 mln euro kilometri zgjerimi i rrugës. Nuk ndodh kund në botë përveçse si në Shqipëri. Nuk vidhet askund kështu”, u shpreh Berisha.
Një incident është regjistruar gjatë takimit të Berishës me demokratët në Gjirokastër. Teksa ish-kryeministri po fliste u fikën dritat.
“Terri është kriteri i kësaj qeverie. Errësira. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra. janë sekt i veçantë. E kanë këta, kanë frikë nga fjala. Ju them një gjë se kur ju ka hyrë frika nga fjala, janë të pashpresë. Do humbin, do humbasin. Duhet të punojmë shumë.”, tha Berisha.
Sali Berisha thotë se do bëjnë gjithçka që në zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të dalin me një kandidat të vetëm.
“Ju ftoj të angazhohemi në këtë betejë, në protesta të fuqishme. Nuk mund të na pengojnë në zgjedhjet lokale, ku do ecim si një opozitë e bashkuar me një kandidat. Do të bëjmë gjithçka që të dalim me një kandidat. Do bëjmë protesta të fuqishme se përndryshe do të kemi rrënim, rrënim dhe vetëm rrënim”- tha ai.
O burec muti Salhe po hik mor burr se je bër i pa durushëm. Ti nuk ke lën gjë pa i bër kti vënd e ke djegur, e ke vjedhur, e ke vrar, e ke futur në luft civile me një fjal ti je njeriu më pis i Shqipris. E ti prap ke kurajo e vazhdon në politik o psikopati Salhe bajga.
PërgjigjuAman mor buri dheut kur flet edhe ky i pa fytyr per rruget Po ky mashtrues dilte ne ekran cdo 2 dit dhe inaguronte rruget e pa mbarura de sot del e shan More popull po cdreq njeriu eshte ky krimineli hajduti se nuk gjene fjale te tjera per ti then Po mbylleni brenda qe mos i shikojme me fytyren
Përgjigju