SHBA - Kina hodhi poshtë raportin e një grupi të sigurisë kompjuterike amerikane ku akuzohet një njësi ushtarake kineze e cila fshihet pas disa sulmeve kibernetike ndaj disa insititucioneve shtetërore dhe biznesëve.
Raporti nga “Mandiant” ka identifikuar grupin e hakerave kineze njohur si Njësia Çlirimtare Ushtarake e Popullit i koduar 61398, me bazë në Shanghai. Mandiant tha se besonte se njësia kishte kryer sulme "të vazhdueshme" ndaj rreth 141 kompanive industrial, që prej vitit 2006 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britani. Informacionet e vjedhura kishin të bënin me detaje të punonjësve të lartë.
Ndërkohë në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i ministrisë së Jashtme deklaroi se sulmet kibernetike janë një problem ndërkombëtar, që duhet të zgjidhen mbi bazën e besimit reciprok, respektit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Hong Lei gjithashtu theksoi se është viktimë e sulmeve kibernetike.
Raporti i Mandiant vjen një javë pasi Presidenti amerikan Barak Obama ka firmosur një urdhër ekzekutiv, ku kompanitë mund të vendosin në një sistemim vullnetar të dhënat e tyre për mbrojtjen e disa infrastrukturave e cila do të zhvillojë me shpejtësi strategjitë mbrojtëse nga sulmet kibernetike.
Redaksia Online
(l.ç/ad.ti/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com