Sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri, Kim takon ministrin e Mbrojtjes: SHBA dënon ndërhyrjet e Teheranit kundër aleatit tonë të NATO-s
Ambasadorja Kim dhe ministri Peleshi, foto nga arkivi
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin si dhe Sekretarin e 28-të të Mbrojtjes të SHBA-ve Lloyd J. Në kuadër të sigurisë dhe lirisë të aleatëve të NATO-s të cilat u cenuan nga sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri, Kim theksoi se SHBA ka dënuar ashpër ndërhyrjet e pabaza të Teheranit në vendin tonë.
‘U takuam sot me Ministrin e Mbrojtjes @nikopeleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, për përfshirjen e forcimin e mbrojtjes kibernetike liderët, duke përfshirë edhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J.
Në takimin ministror të NATO-s në tetor - e kemi bërë të qartë se dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.
Amerika do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e #NATO -s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve.’- shkroi ambasadorja Yuri Kim.
Kujtojmë se Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin më 7 shtator, si financues të sulmeve kibernetike në vendin tonë. Në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga “provat e pakundërshtueshme”, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Ky vendim është mbështetet nga shtetet aleate, teksa vetëm një ditë më parë, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione për Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit (MOIS) dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Një Donald Trump ndryshe
27 Janar, 16:46
-
SHBA/ Benjamin Netanyahu do jetë në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, ja çfarë pritet t'i kërkojë Trump-it
27 Janar, 16:08
-
Homan: Përparësi, largimi i emigrantëve që janë kërcënim për sigurinë
27 Janar, 16:05
-
Trump si 'Rama-Meloni'/ Emigrantët e paligjshëm do dërgohen në El Salvador, do qëndrojnë atje gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil në SHBA
27 Janar, 15:25
-
Sa është e mundur realisht marrja e Groenlandës nga SHBA?
27 Janar, 12:27
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Kolumbia tërhiqet, pranon kthimin e emigrantëve! SHBA heq tarifat 25 %, por pezullon vizat e sanksione për zyrtarët që refuzuan uljen e 2 avionëve
27 Janar, 07:26
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
NBA/ Lakers nuk ndalen, fitojnë kundër Golden State! Sukses për Orlandon, bien Cavaliers
26 Janar, 18:39
-
SHBA/ Krimet në metro nxisin debate mbi kërkesën për të mbajtur maskë në publik
26 Janar, 18:19
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03
-
Trump nuk tërhiqet: SHBA-të do ta marrin Groenlandën! 57 mijë banorët e ishullit duan të jenë me ne
26 Janar, 12:40