'Sulmet masive më detyruan të vija në Vlorë', futbollisti Ukrainas stërvitet Flamurtari: Nëse më ofrojnë kontratë nuk largohem nga këtu

Pak muaj më parë Bogdan Kalinicenko mendonte për t’iu bashkuar një klubi me emër në Ukrainë, por bombat e Rusisë e detyruan 16-vjeçarin të largohej nga Ukraina dhe të vendosej në Vlorë, atje ku prej disa ditësh po stërvitet me Flamurtarin edhe pse do ta ketë të pamundur të aktivizohet.

“Erdha në Shqipëri në fillim të marsit nga Vinitsia për shkak të luftës në Kiev. Pati sulme masive nga Rusia dhe më duhej të shkoja diku për të shpëtuar jetën,”-u shpreh Bogdan Kalinicenko, futbollist ukrainas.

I ati dhe gjyshërit e portierit aktualisht ndodhen në Kiev, por Kalinicenko thotë se për momentin nuk është i shqetësuar, pasi janë të sigurtë. Ndërkohë mikpritja e shqiptarëve e ka bërë futbollistin e ri që të humbasë pak mendjen nga lufta.

“Ndihem shumë mirë teksa stërvitem te Flamurtari. Po kaloj shumë mirë me lojtarët, me trajnerin. Më pëlqen ushqimi dhe mund të them se gjithçka po shkon shumë mirë,”-tha Bogdan Kalinicenko, futbollist ukrainas.

Kalinicenko pret përfundimin e luftës për të vendosur pwr të ardhmen e tij, por thotë se do të pranonte me kënaqësi që të mund të luante edhe në Shqipëri.

“Jam 16 vjeç, por nëse Flamurtari më ofron një kontratë profesioniste nuk do ta mendoja dy herë,”-deklaroi Bogdan Kalinicenko, futbollist ukrainas.

Kalinicenko më herët në Ukrainë është aktivizuar me ekipin e Dush.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen