
Kreu i Komitetit Kombëtar Palestinez për Administrimin e Gazës (NCAG), Ali Shaath, ka bërë thirrje për respektimin e menjëhershëm të armëpushimit në Gaza.
Shaath ka thënë se palestinezët kanë paguar një çmim të lartë për të jetuar në një mjedis të sigurt, raportoi agjencia e lajmeve të Katarit, QNA.
Teknokrati i mbështetur nga SHBA-të vuri në dukje se, ndërsa NCAG përgatitet të marrë pozicionin e saj si bord qeverisës në terren në enklavën e rrethuar, komisioni ka bërë thirrje që palestinezët të mbrohen pasi sulmet izraelite në Gaza vranë të paktën 31 persona të shtunën.
Shaath theksoi se e ardhmja në Gaza duhet të bazohet në respektimin e plotë të jetës së civilëve dhe në konsolidimin e bazës së paqes e stabilitetit për Gazën.
Kujtojmë se ditën e sotme, Izraeli pretendoi se kishte rihapur pikë-kalimin kufitar në Rafah, mes Gazës dhe Egjiptit, për një numër të kufizuar palestinezësh.
Lajmi kryesor:
Izraeli hap pikën e kalimit kufitar në Rafah mes Gazës dhe Egjiptit







