Sulmet me raketa/ Borrell: Jemi të shqetësuar për situatën, vendet evropiane do ndihmojnë Ukrainën

Sulmet me raketa/ Borrell: Jemi të shqetësuar për situatën, vendet evropiane do ndihmojnë Ukrainën

1669153881_dasdasdasddas.JPG

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, ka folur ditën e sotme në Forumin Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, raportojnë mediat e huaja.

Ai tha se ata janë të shqetësuar për popullin ukrainas, pasi Rusia ka sulmuar prodhimin e energjisë elktrike dhe populli do të mbetet pa ngrohje gjatë dimrit.

“Nuk mund të mos shqetësohemi për atë që po ndodh në Ukrainë. Si mund të mos na interesojë ajo që po ndodh në Ukrainë?  Nëse shikoni një hartë të Europës gjatë natës, do të shihni se e gjithë Europa është e ndriçuar dhe ka një pikë të zezë të madhe ku nuk ka drita. Është Ukraina. Një e treta e popullsisë vuan nga mungesa e energjisë elektrike. Bombat ruse kërcënojnë të shkatërrojnë plotësisht prodhimin e energjisë elektrike, që do të thotë ngrohje në fund të dimrit. Ne jemi të shqetësuar nga ajo që po ndodh në Ukrainë”, tha Borrell.

Ai gjithashtu tha se Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje kundërajrore për t'u përballur ndaj sulmeve ruse. Borrell tha se vendet evropiane do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kievin.

“Ukraina ka nevojë për më shumë mbrojtje kundërajrore për t'u përballur me sulmet ruse të bazuara veçanërisht në sulmet me raketa. Vendet evropiane do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kievin", shtoi Borrell.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Bombardime në Kherson, ushtria ruse sulmon dhe një park lojërash! Kiev, 70% e shtëpive pa energji elektrike dhe pa ngrohje


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja