Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Palestinës, raketat e Hamasit rrezikojnë Ambasadën Shqiptare në Izrael

Ambasada shqiptare në Izrael është rrezikuar nga një sulm me raketa nga Hamasi mesditën e sotme. Kjo bëhet e ditur nëpërmjet një postimi në Twitter të ambasadës, ku thuhet se raketat e Hamasit sulmuan shumë pranë ndërtesës së Ambasadës Shqiptare, që fatmirësisht nuk është prekur.

Në postim, Ambasada shprehet e shqetësuar për sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, ku thekson se civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe se kjo situatë konfliktuale mes dy vendeve, duhet të qetësohet.

“Sulm me raketa në Ramat Gan, pranë Ambasadës Shqiptare gjithashtu, mes sulmit të madh mbi Izraelin qendror.

Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi ndaj Izraelit.

Civilët në të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë duhet të qetësohet”, thuhet në reagim.

Të paktën dhjetë mijë banorë janë zhvendosur drejt jugut të Gazës, larg shiut të raketave dhe avionëve, familjet janë larguar me ato që mund të marrin me vete në strehëzat në shkollat ​​e Kombeve të Bashkuara. Viktimat në Rripin e Gazës janë më shumë se 140 mes tyre 31 të mitur dhe 20 gra.  Që nga fillimi i konfliktit të hënën Hamas dhe organizata të tjera fundamentaliste kanë qëlluar mbi 2300 raketa dhe predha në drejtim të Izraelit, 90 për qind e të cilave janë ndaluar  nga sistemi i Kupolës së Hekurt. Nga këto sulme kanë humbur jetën 9 persona. Ndërkohë nga Izraeli në drejtim të Hmasit janë hedhur të paktën 660 raketa.

Të paaftë për të gjetur një zgjidhje nga jashtë, një i dërguar i SHBA ka mbërritur në Tel Aviv për bisedime.  Hady Amr do të marrë pjesë në bisedime me zyrtarë izraelitë, palestinezë dhe OKB me shpresën për të rënë dakord për një armëpushim. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 15/05/2021 18:37

    Palestina e lirë gjithmonë

    Përgjigju
    • Sotir: 15/05/2021 20:01

      Kosova e lire gjithmone !!

  • tani: 15/05/2021 16:39

    O zot cfare sa mendje pjellore.Ambasada shqiptare jo vetem qe nuk eshte rrezikuar nga raketat e Hammasit,por eshte shume larg nga vendi i ngjarjes.Prodhim netto made in Albania.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet