Një ditë pas sulmeve në Bruksel ambasadorja e Hollandës Dewi Van De Weerd gjatë një vizite në Elbasan deklaroi se vendet e Europës duhet të luftojnë frikën që kanë mbjellë aktet më të fundit terroriste. 
 
Ngjarjet e Brukselit ishin të tmerrshme dhe shokuese. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Europën që të luftojmë frikën që po mbillet nga këto akte terroriste dhe ne do ta luftojmë atë" ka thënë ajo.
 
Ambasadorja ishte në Elbasan duke takuar kryetarin e bashkisë Sejdini. Ky i fundit deklaroi se u diskutuan cështje me rëndësi mbi projektet aktuale që qeveria hollandeze ka aktualisht në Elbasan mbi transparencën dhe rritjen pjesmarrjes së komunitetit në vendimarrje.
 
"Sot zhvilluam një takim me ambasadoren e Holandës me të cilën biseduam për mjaft çështje me rëndësi për Bashkinë e Elbasanit. Bisedat tona u fokusuan në projektet aktuale që qeveria holandeze ka në Elbasan, sidomos projektet për transparencën dhe rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit në vendimarrje. Po kështu pritet që Hollanda të mbështesë edhe kualifikimin e zjarrfikësve të Elbasanit” ka thënë Sejdini.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)