Prej ditës së djeshme në Komisionin e Jashtëm të BE-së, në Bruksel do diskutohej projekt- rezoluta e eurodeputetit Knut Flekenstein për Shqipërinë dhe ditën e sotme do të bëhej votimi i saj. Por ngjarjet tragjike në Bruksel paralizuan edhe jetën parlamentare deri në një datë të papërcaktuarSeanca plenare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, e parashikuar këtë të martë dhe ku pritej të diskutohej edhe drafti përfundimtar i rezolutës për Shqipërinë është anuluar. Njoftimin e ka dhënë vetë ky Komitet përmes faqes zyrtare në internet.
Komiteti i Jashtëm diskutoi një ditë më parë ku mesazhi kryesor i eurodeputetëve është miratimi sa më shpejt i paketës së Reformës në Drejtësi.
Ndërkohë, në emër të dy grupeve më të mëdha, eurodeputetët Flekenstein dhe Kukan arritën akord në paragrafin 5 të projektrezolutës, që t’i kërkohet Komisionit Evropian, që me miratimin dhe fillimin e implementimit të Reformës në Drejtësi të konsiderojë propozimin e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Më herët në takimin mes Parlamentit Evropian dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP, në cilësinë e kryetarit të delegacionit të Shqipërisë, deputeti Taulant Balla kërkoi që t’i propozohet Komisionit dhe Këshillit heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
/Shqiptarja.com