TIRANE - Kryetari demokrat Lulzim Basha ka reaguar për sulmet terroriste në Bruksel, duke i quajtur dëshmi të urrejtjes çnjerëzore nga të pafe. Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se Shqipëria solidarizohet jo vetëm me Belgjikën por me të gjithë Evropën në këto momente të vështira.
"Aktet terroriste sot në kryeqytetin e Europës morën dhjetëra jetë të pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes së verbër çnjerëzore e të pafe që ushqen dhe motivon terrorin. Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane në këto momente të vështira", - shkruan lideri i opozitës Lulzim Basha.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com