Pas verfikimit të dyshimeve për lidhje me terroristët e ISS dhe bashkëpunim për sulmet në Bruksel, Gjermania ka liruar tre kosovarët e ndaluar një ditë më parë.
Televizioni publik bavarez BR ka bërë të ditur se faktet nuk kanë rezultuar të vërteta pavarësisht deklaratave të forta të bëra si nga mediat edhe nga autoritetet gjermane.
Menjeherë pas lajmit të bërë bërë publik nga zëdhënësi i Zyrës së Hetimeve Kriminale në Gjermani se tre kosovarët ishin organizuar për të organizuar sulme të tjera ka reaguar edhe policia e Kosovës e cila ka përgënjeshtruar.
Sipas autoriteteve Kosovare ata nuk rezultojnë të implikuar në terrorizëm apo me prirje të tilla.
Ora 18:00 Policia e Kosovës: Të arrestuarit në Gjermani nuk janë të dyshuar për terrorizëm në Kosovë
Ndërkohë nga ana tjetër Policia e Kosovës mohon që tre kosovarët e arrestuar pranë kufirit me Austrinë te jane te dyshuar per terrorizem ne Kosove e as nuk ka asnjë informacion që i implikon ata me sulmet në Bruksel.
Fatos Makolli, drejtor i Departamentit Anti-Terrorizëm në kuadër të Policisë së Kosovës ka thënë per "Radio Evrop e Lirë" se janë duke bashkëpunuar më autoritetet gjermane lidhur më këtë rast.
Por, sipas tij, personat e ndaluar, nuk kanë qenë të njohur më parë në Kosovë për ndonjë aktivitet të dyshuar apo ndonjë lidhje me grupet islamiste ekstremiste.
“Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet gjermane. Policia gjermane së bashku me ne është duke i vlerësuar informacionet në posedim, por deri më tani mund të konkludohet se nuk ka asnjë informacion për lidhje të mundshme për ndonjë ngjarje të caktuar apo që janë të involvuar në terrorizëm”, ka thënë Makolli p
Ora 19:00 Zëdhënësi i Zyrës së Hetimeve Kriminale shkruan Reuters, thekson se “Mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit. Ato ishin arrestime të përkohshme dhe hetimet po vazhdojnë. Personat janë arrestuar nën dyshimin për përgatitjen e një krimi serioz,”
Sipas prokurorit Floraian Eeinzierl “momentalisht nuk jemi në dijeni se ka një lidhje mes personave që ne kemi arrestuar me sulmet në Bruksel. Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe mbetet të shihet derisa informata shtesë të dalin në dritë”. “Të dyshuarit kanë dhënë deklarata të ndryshme të cilat ne aktualisht po i shqyrtojmë. Gjithashtu gjetëm disa dokumente të cilat janë duke u ekzaminuar. Duhet të presim për të parë nëse dyshimi ynë fillestar është vërtetuar dhe në qoftë se është rasti, prokurori federal do të shqyrtojë nëse do të lëshojë një urdhër për paraburgim,” ka përfunduar deklaratën e tij prokuror gjerman, Florian Eeinzierl, raporton Reuters
Tre kosovarët u ndaluan në të njëjtën ditë që terroristët goditën kryeqytetin e Europës duke lënë të paktën 31 të vdekur e 250 të plagosur. Pasi janë ndaluar, policia ka ushtruar kontroll në mjetin e tyre ku nuk ka gjetur as eksploziv dhe as armë, por kanë gjetur 10 mijë euro.
Ata po udhëtonin me një “Mercedes Benz” ngjyrë gri. Thuhet se dy prej kosovarëve janë vëllezër, ndërsa tjetri një mik i tyre. Të tre shqiptarët nga Kosova punojnë për një kompani ndërtimi në Belgjikë. Madje, për njërin prej kosovarëve kishte marrë edhe urdhër për t’u dëbuar nga Belgjika
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com