Sulmet ndaj gazetarëve të Kosovës më 29 maj në Leposaviç, Sveçla: Arrestohet një person! Të gjithë kriminelët do sillen para drejtësisë

Sulmet ndaj gazetarëve të Kosovës më 29 maj në Leposaviç, Sveçla: Arrestohet një person! Të gjithë kriminelët do sillen para drejtësisë

1686936198_Capture.JPG

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se është arrestuar autori i sulmit të gazetarëve në veri të Kosovës më 29 maj. Në pranga ka rënë Nemanja Vllaskovic.

Sveçla shkruan se të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtëisë.

“Një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviq me datë 29 maj, sapo është arrestuar. Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë.  

Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve. Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste.”- shkruan Sveçla.


Lajmi kryesor:

Serbia lë në burg 3 policët, i akuzon për trafik armësh, SHBA, Britania e Gjermania: Të lirohen! KFOR: Mister vendi i 'arrestimit'! Në pranga një nga sulmuesit e gazetarëve


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!