“Projekti i Vettingut është një projekt mafioz i ndërkombëtarëve”. Ishte kjo fjalia e Bashës dje e cila mori të gjithë vëmendjen e opinionit publik, duke e konsideruar Bashën si “të shkarë” që sulmonte kaq ashpër ata që janë partnerët tanë dhe ndihmësit tanë të mëdhenj.
U duk si një nga ato deklaratat ku bënte thirrje për luftë, thyerje xhamash e shpime gomash, për të cilat më pas tha se “Ishin një shpërthim emocional i momentit”. Por në fakt nuk ishte aspak e tillë, por një strategji e mirëmenduar dhe e shtrirë në kohë. Kjo sepse para Bashës kanë qenë mediat e financuara prej tij të cilat iu kanë rënë pa mëshirë ndërkombëtarëve.
Duke filluar nga ambasadori i SHBA-ve deri te përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Një strategji e cila ka si qëllim të përcjellë një mesazh shumë të qartë në selitë ndërkombëtare.
Mesazhin se përveç faktit se Basha do një “republikë të re” të izoluar prej tyre, nuk do nga ana tjetër asnjë përpjekje të ndërkombëtarëve që synon uljen për dialog sa i përket Vetting-ut kryesisht dhe situatës politike po ashtu.
Pas mediave të Bashës, shpërthyen deputetë të dorës së dytë të tij si Kaç Islami e Luç Boçi, ku ky i dyti fliste me një fjalor tërësisht rrugaçëror, por që i paraprinte deklaratës “bombë” të Bashës të cilën e cituam në krye të shkrimit.
Por, përveçse një tregues se Basha “republikën e re” e sheh si një Shqipëri të izoluar nga miqtë ndërkombëtarë, pa reformë në drejtësi, me zgjedhje që i dikton partia e jo Kushtetuta, nga ana tjetër sulmet e Bashës janë një mjet për të mbajtur “larg” ndërkombëtarët. Sepse çdo afrim me ta është rrezik për Bashën, i cili e kupton se nëse ulet për dialog me ta, duhet të bëjë gati valixhet për Hollandë.
Ai do t’i mbajë larg që të mos ju lërë asnjë shteg për dialog, pasi e di se po ju dha mesazhe afrimi, atë e merr lumi. Kjo sepse ai do të duhej të pranonte shumë gabime dhe marrëveshje të shkelura nga ana e tij e do detyrohej të votonte Vetting-un dhe pse jo mbyllte çadrën absurde.
Sot nga çadra foli edhe Berisha, i cili me të njëjtën gjuhë të ashpër ndaj ndërkombëtarëve nuk ngurroi t’i lidhte edhe ata me kanabisin e të tjera histori konspirative si këto. E gjitha në funksion të distancimit nga tryezat e dialogut.
Berisha e di edhe më mirë se Basha se rruga e dialogut do ta zhyste atë dhe shpurën e tij që e ka graduar në gjyqësor. Ndaj dhe i qëndron retorikës së ashpër duke thënë ç’i nxjerrin analet më të errëta të imagjinatës, vetëm e vetëm për t’iu thënë se “nuk duam as të ulemi për dialog, as të votojmë Vetting-un”.
Por edhe Basha nga ana tjetër nuk e ka nga budallallëku këtë herë kur akuzon kaq ashpër ndërkombëtarët. Këtë herë e ka strategji për të mos firmosur “varrin” e tij politik.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com