Sulmet ndaj SPAK e Dumanit, analisti Kikia: Meta agresiv, tregon qartë se ka ‘llogari’ me drejtësinë

Analisti Mentor Kikia ka komentuar për Report Tv sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Ndonëse që pas largimit nga Presidenca Meta kishte zgjedhur që të ishte pak më i distancuar nga ‘ngjarjet e vrullshme të politikës’, Kikia thotë se u fut në ‘vallen’ e sulmeve ndaj SPAK m enjë gjuhë agresive.

“SPAK nuk ka qenë vetëm në sulmet e njëri krah politik, mbase jo me këtë gjuhë, është atakuar edhe nga qeveria. Kjo është një pjesë e realitet pasi funksionarët e lartë publik dhe politik po atakohen nga drejtësia dhe reagojnë në këtë mënyrë.

Në këtë histori futet për herë të parë edhe Meta. Që pasi la detyrën si president kishte zgjedhur një politik të ulët politik duke qëndruar mënjanë zhvillimeve të vrullshme dhe qëndrimit të vendimit të drejtësisë ndaj Berishës.

Meta u fut në këtë diskutim me një gjuhë agresive, por jo të panjohur për të. Meta ka qenë agresiv që kur ishte ne krye të shtetit, vendimi për të nxjerrë tavolinën e zyrës në Bulevard për të firmosur dekrete, raportet me Kim, paralajmërimet për protesta”, tha Kikia për Report Tv.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Kikia tha se sulmet e Metës ndaj Altin Dumanit, duken se lidhen me çështje që e prekin vetë Metën, si edhe Partinë e Lirisë.

“Rikthimi i tij me këtë gjuhë ndaj Dumanit, duket se ka një arsye që lidhet drejtpërdrejtë me qasjen që mund të ketë drejtësia ndaj tij personalisht. Kjo mund të ketë nxitur një reagim të tillë që duket i paprecedentë, nga gjuha tonet, paralajmërimet. Për shkakun se Meta ka qenë president, kreu i shtetit, njeriu në piramidën administrative të nivelit më të kartë dhe njerëz të tillë duhet të ruajnë një lloj etike në komunikimin publik. Ajo që ka demonstruar drejtpërdrejtë me Dumanin nuk lidhet me pozicionim e SPAK në raport me opozitën, por me çështje që lidhen me Metën dhe implikojnë partinë e tij”, tha Kikia.

Sa i takon raportit të DASH, ku theksohet se nuk ka arrestime politike, Kikia thotë se kjo tregon vendosmërinë e SHBA për të mos ndryshuar asgjë nga marrëdhënia politike me Berishën, i shpallur edhe non grata.

“Raporti është në të njëjtën linjë duke konfirmuar vendosmërinë e SHBA për të mos ndryshuar asgjë nga marrëdhënia politike me Berishën. Kjo konfirmohet edhe me fjalinë e futur në raport që s’janë konfirmuar të dënuar politik. Në një sistem demokratik, sado hibrid është në vendin tonë, nuk bëhet fjalë për të burgosur politik”, theksoi Kikia.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase