Sulmet për plagjiaturë, përgjigjet Kushi: S'ka një politikan që nuk është akuzuar! Artikulli ka kaluar në bordet etike të revistës ku u botua (VIDEO)

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, u është përgjigjur akuzave të bëra ndaj saj për plagjiaturë, duket thënë se nuk ka një politikan që nuk është akuzuar për një gjë të tillë.

Ajo shton se artikulli për të cilin është përfolur për plagjiaturë ka kaluar në  filtrat e bordeve etike të revistës ku është botuar.

"Pakti për universitetin ka qenë një nga iniciativat e qeverisë shqiptare qe do i qendorjë një më një, pavarësisht problematikeva të termetit dhe pandemisë. Një nga këto është softueri për të vertëtuar këtë. Sa i përket akuzave ndaj meje, s'ka një politikan që nuk është akuzuar për plagjiatura. Akuza që më është bërë mua ka kaluar filtrat në bordet etike të revistës ku është botuar", tha ajo.

Gjatë një interviste në Akademinë e Shkencave, me kreun e instuticionit Skënder Gjinushi, ajo ka shtuar se hapi i parë që do të bëhet në arsim është të rritet mesatarja për ata që shkojnë në degën e mësuesisë.

"Sa i përket degeve të muesesisë ne i qendrojmë në mënyrë absolute për të rritur cilësinë. Hapi i parë eshte rritja e mesatares që po shkojnë në degën e mesuesisë. Prioritet eshtë që mesuesit të jenë me mesataren me të mire. Por ehde të nxisim nxënesit të shkojnë. Po rrisim pagat e mësuesve dhe kemi vendos portalin për mësuesin, po punojmë per përmiresimin e kurrikulaeve", shtoi ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 08/10/2020 16:21

    Turp. E pafalshme per ate qe e emeroi. Thjesht..turp. Si njeri ministria eshte mund te jete perfekt. Por per detyren qe ka mare kjo gje e ul

    Përgjigju
  • Qytetari: 08/10/2020 15:46

    Turp, rilindase injorante. Je komplet vjedhese e te drejtes intelektuale, je koke e kemb ne plagjiature. Keta pra kane mbetur te na qeverisin se porfesoret e ditur dhe intelektual po ikin dite per dite, se na qeverisin njerez si Kushi, Gjiknuri, Kryemadhi etj. Derra te pangopur injoranter! Po zbrazen universitet nga pedagoget, spitalet nga mjeket, kompanite nga njerzit e afte. Ikin, i perze banda e rilindjes qe ne cdo drejtori, ne ndo ministri ka vendosur derra te paafte, militante medioker!

    Përgjigju
  • Zonja ministre: 08/10/2020 14:03

    Kjo fshehja pas gishtit qe po ben ti sot, apo qe kane bere tash e 30 vjet gjithe shoket e shoqet e tua politikane nuk eshte gje tjeter por maskarade. Kjo tregon se ti edhe shoket e shoqet e tua i merni postet drejtuese pa merite, pa plotesuar kriteret pa ndershmeri, ndaj kjo shqiperia jone e bekuar ka 30 vjet ne kete derexhe. Zhduku edhe ti se sje per ate vend pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille