Sulmet ruse me raketa në Ukrainë shkaktuan ndërprerje të shkurtër të energjisë në të gjithë Moldavinë. Moldavia është vend fqinj me Ukrainën.
Zyrtarët thanë se energjia u ndërpre në orët e vona të pasdites, më 14 nëntor, pasi një linjë që furnizonte këtë shtet me energji elektrike nga Rumania, u shkëput nga sistemi.
Zëvendëskryeministri i Moldavisë, Andrei Spinu, tha më vonë gjatë ditës se furnizimi me energji elektrike ishte "rikthyer në shumicën e lokaliteteve".
Ai shtoi se rreziku i ndërprerjeve të energjisë elektrike mbetet ende i lartë. Presidentja moldave, Maia Sandu, denoncoi sulmet në infrastrukturën e Ukrainës, duke thënë se ato prekën gjithashtu një numër të madh njerëzish jashtë territorit ukrainas.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse me raketa, që goditën të martën disa qytete të Ukrainës, kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin.
Në fillim të nëntorit, pas dëmtimit të madh në rrjetin elektrik, kur Rusia lëshoi dronë kamikazë mbi Ukrainën, miliona ukrainas mbetën pa energji elektrike. Kievi e akuzoi më pas Moskën për "terrorizëm energjetik".
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit. Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin dhe ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Rusisë.
Ukrainën, në anën tjetër, është duke e ndihmuar me armatim. Të martën ka pasur raporte se dy raketa të prodhimit rus kanë rënë në Poloni, vend anëtar i NATO-s, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Këto raporte janë duke u hetuar./REL
Lajmi kryesor:
Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin
24 Nëntor, 12:38
-
'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë
24 Nëntor, 08:37
-
Lufta në Ukrainë/ Media: Moska po rekruton Jemenas për të luftuar në Kiev
24 Nëntor, 08:24
-
VIDEO/ Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, ia dedikon Martinit: Ai shndrit parajsën
23 Nëntor, 22:43
-
Burim nga ushtria ukrainase: Kemi humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk
23 Nëntor, 22:35
-
Poloni, fermerët bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën
23 Nëntor, 20:39
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23