Portet në të gjithë vendin kanë shtuar masat e sigurisë pas sulmeve terroriste që ndodhën në kryeqytetin belg, Bruksel.

Ndër masat që kanë filluar të aplikohen janë, shtimi i kontrolleve të hyrje-daljeve të individëve të ndryshëm, kontrolle të imtësishme të mjeteve dhe të pasagjërëve, bëjnë me dije burime zyrtare.

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka urdhëruar Autoritetin Shtetëror për Sigurinë në Porte (AShSP), për të kryer testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit, për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje që cënojnë sigurinë.

AShSP po monitoron dhe kontrollon zbatimin e masave për adminimistrimin specifik nga portet.

Ministria e Transportit dhe Infrastukturës i bën thirrje “qytetarëve dhe operatorëve portuale privat, që të bashkëpunojnë me autoritetet”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)