Harta që po shohim sipas ministrisë së jashtme britanike shpjegon se cilat vende janë të rrezikuar nga sulmet terroriste. Sipas skicës të realizuar Shqipëria është në grupin e vendeve me ngjyrë portokalli, çka flet për një rrezik të fshehur, por jo potencial.
Vendet të cilat janë me ngjyrë të kuqe të errët janë më shumë të rrezikuara nga sulmet terroriste. Në hartë, kjo ngjyrë dominon tek Franca, Gjermania, Spanja, Turqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Belgjika. Çka shpjegon edhe sulmet në Bruksel ku mbetën të vrarë të paktën 31 persona dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.
Ndërsa ngjyra e kuqe përfaqëson vendet me një kërcënim të përgjithshëm,ku bëjnë pjesë Kosova,Greqia,Maqedonia.
Vendet më të sigurta sipas hartës janë të shënuara me ngjyrë të verdhë dhe ato janë Islanda, Polinia, Cekia, Hungaria, Zvicra,Vietnam dhe Japonia.
Ministria e Jashtme britanike e konsideron rrezikun në vende me ngjyrë të kuqe të errët si një kërcënim serioz dhe të pashmangshëm, ku shtetasve u sugjerohet të jenë vigjilent dhe të qëndrojnë larg vendeve të mbipopulluara, madje rekomandohet edhe shmangia e transportit publik për disa kohë.

/Shqiptarja.com