TIRANE - Shqipëria nuk është e rrezikuar nga sulmet terroriste. Ky fakt bëhet publik në raportin e Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe për vitin 2014, i cili në hartën me 162 shtete e radhit vendin tonë në vendin e 107, duke qenë e fundit në Rajon më pak e rrezikuar.
Por duke iu referuar Rajonit, Kosovës i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste nga territoret e ish Jugosllavisë, duke u radhitur në vendin e 54. Shteti i Kosovës lë pas Bullgarinë në vendin e 60, Maqedoninë e cila radhitet në vendin e 75, Bosnjen e 86-a, Mali i Zi i 87-i, e më pas vjen Serbia në vendin e 89. Bashkë me Shqipërinë më pak e rrezikur shfaqet edhe Kroacia, e cila sikurse vendi jonë, nuk futet në 100 vendet më të rrezikuara. Kroacia ndodhet në vendin e 105.
Në top listën e këtij raporti ndodhet Iraku, duke u pasur me vende të tjera të Lindjes së Mesme. Afganistani është i dyti më i rrezikuar nga sulmet terroriste, për të vijuar me Pakistanin në vend të tretë, më tej Nigelia dhe Siria në vendin e pestë. Pikërisht në këto vende kanë humbur jetën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të vrarëve nga sulmet terroriste.
107 mijë jetë janë humbur nga sulmet terroriste përgjatë viteve 2000-2013, ndërsa ky numër ka ardhur duke u rritur. Vetëm në vitin 2013 janë shënuar 18 mijë të vdekur, thuhet në raportin e Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe, duke u rritur me 61 përqind në krahasim me vitin 2012. Por duke marrë parasysh sulmet e Shtetit Islamik ISIS i cili operon në Lindjen e Mesme, ekziston frika se numri i të vrarëve për vitin 2014 do të mund të jetë edhe më i lartë.
Raporti, i cili evidenton me ngjyrë më të errët vendet që paraqiten si më të rrezikuara nga terrorizmi, evidenton se 66 % e sulmeve janë kryer nga 4 organizata terroriste, ISIS, Boko Haram, talebanët dhe Al Qa’ida. Sakaq, 82 % e vdekjeve kanë ndodhur në 5 shtete të Lindjes së Mesme, pikërisht vendet që kryesojnë listën e më të rrezikuarve nga sulmet, Iraku, Afganistani, Pakistani, Nigeria dhe Siria. E 90 % e këtyre sulmeve kanë ndodhur pikërisht në vendet ku shkelja e të drejtave të njeriut është në fenomen.
PDF - Raporti i plote i Institutit Australian per Ekonomi dhe Paqe
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24