Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar sot në Facebook, duke përshëndetur operacionin amerikan në Venezuelë që çoi në kapjen e Nicolas Maduros dhe bashkëshortes së tij.

“Bota sot është më mirë se dje!  Si gjithmonë falë SHBA-së!  Narkoregjimi i Maduros mori sot goditjen e merituar, dhe sikurse paralajmëroi Presidenti Trump fatin e tij do të ketë çdo regjim i ngjashëm, që mban pushtet përmes karteleve të drogës për të shtypur e varfëruar qytetarët e tij.  Pushteti është mjeti për ti shërbyer qytetarëve, jo për të ndërtuar perandori të rreme për veten, që shembet vetëm në një sekond.  Mesazhi është i qartë dhe domethënës për këdo ka veshë të dëgjojë, edhe pse këto orë nuk kishte gojë për të folur!” u shpreh Bardhi.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Maduros/ Spiropali: Shqipëria është përkrah SHBA dhe Trump në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës