Gjykata e Lartë në Beograd kërkoi arrestimin e Milan Radoicic, një vendim që është marrë nga gjykata në Beograd për ishnënkryetar e Listës Serbe pas dyshimeve se ai mund të jetë arratisur.  

Urdhri për ndalim dhe urdhërarresti janë lëshuar sepse Radoiçic, ndaj të cilit po hetohet për pjesëmarrje në sulmin e armatosur në Banjskë, nuk u paraqit në stacionin e policisë më 15 nëntor.

Paraqitja periodike në stacionin e policisë ishte një nga masat që gjykata i kishte caktuar Radoiçiqit, si garanci se do të ishte në dispozicion gjatë hetimit. Lajmin për urdhërarrestin ndaj Radoiçic e raportoi Birn ndërsa gjykata konfirmoi lëshimin e urdhërit më pas për media të tjera në Serbi.

Milan Radoiçiqi është nën hetim në çështjen "Banjska", e cila u fillua pas përleshjes së armatosur që ndodhi në këtë fshat në Kosovën veriore më 24 shtator 2023. Në atë rast u vranë katër persona tre anëtarë të grupit të armatosur dhe rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Pak pas publikimit nga mediat kosovare të pamjeve që pretendonin se grupi paramilitar drejtohej nga Radoiçiqi, ai përmes avokatit të tij, Goran Petronijevic, pranoi përgjegjësinë për organizimin logjistik të grupit.

Pas kësaj, Prokuroria e Lartë në Beograd hapi një rast në të cilin Radoiçiqi dyshohej për shoqërim me qëllim kryerjen e veprave penale, prodhim dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe pajisjeve shpërthyese, si dhe vepra të rënda kundër sigurisë publike. Megjithëse prokuroria kërkoi caktimin e masës së paraburgimit, gjykata vendosi ta lëshojë që të mbrohet në liri, me ndalim për të dalë nga vendi dhe për të shkuar në Kosovë, si dhe me detyrim për t'u paraqitur në stacionin e policisë çdo dy javë.

Megjithatë, që nga lirimi i Radoiçiç, prokuroria nuk ka publikuar asnjë informacion që do të tregonte se është arritur ndonjë progres në hetim.

Paralelisht, në Kosovë është nisur gjykim ndaj 45 personave, përfshirë Radoiçiç. Incidenti në Banjskë aty është trajtuar si terrorizëm dhe sulm ndaj rendit kushtetues. Në këtë gjykim, dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe një me 30 vjet burg.

Në kohën e përleshjes së armatosur në Banjskë, Milan Radoiçiqi ishte nënkryetar i Listës Serbe, parti nga Kosova me lidhje të ngushta me Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandër Vuçiç.

Vetë Radoiçiqi është shfaqur në disa raste në shoqërinë e zyrtarëve më të lartë shtetërorë të qeverisë së mëparshme, si dhe në tubime partiake të organizuara nga partia e Vuçiç I cili vetëm pak ditë më parë humbi zgjedhjet parlamentare ndaj Listës Studentore.