Sulmi i Hamasit në Izrael, përlotet shqiptaro-izraelitja në Report Tv: Lufta do jetë e gjatë, pamë terroristët e s’na besonin sytë

Shqiptaro izraelitja Jeta Memagani është prononcuar sot në Report Tv në emisionin 5 pyetje nga Ilir Babaramo për sulmin e tmerrshëm që ndodhi në Izreal nga sulmi i Hamasit. Ajo u përlot teksa kujtonte sesi terroristët mësynin në banesa që vrisnin e plaçkisnin.

‘Tronditja ishte shumë e madhe, filluam të shikonim në televiozor dhe pamë sesi terroristët bënin masakra të tmerrshme në televizor dhe nuk na besonin sytë. Kemi patur edhe sot raketa në qytetin tonë dhe 3 kanë rënë në tokë ndërsa 1 afër shtëpisë. Fat i madh që s’u plagos njeri por dëme materiale të mëdha. Unë jetoj në Izrael që prej vitit 1991.

Populli ka një edukim të jashtëzakonshëm dhe dimë sesi të sillemi kur ka sirena. Besoj se do jetë një luftë e gjatë. Shpresoj që qeveria izraelite ta rikthejë sërish qetësinë dhe sigurinë. Këto ngjarjeje si ngjajnë asnjë ngjarjeje tjetër, këto mund t’i ndodhin çdo njeriu e çdo familjeje, terrioristët janë kudo dhe nuk e thonë se ku do shkojnë. Por këtu populli është shumë i organizuar, në këmbë duam të fitojmë që të jemi të sigurt siç kemi qenë.’- tha Jeta MamaGano

Analizat nuk munguan në Report TV ku eksperti i sigurisë Ilir Kulla dha një historik më të thelluar të fillimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, kjo analizë u bë edhe nga deputeti socialist Etjen Xhafaj.

Mbrëmjen e djeshme u evakuuan 40 studentë shqiptarë nga Tel Avivi. Ministria e Jashtme njoftoi se do të ketë fluturime të tjera të posaçme në ditët në vijim.

Prej tre ditësh, Izraeli është nën sulmin e dirigjuar nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës . Deri më tani janë afro 800 izraelitë të vrarë, mbi 2500 të plagosur dhe 100 pengje. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 560 palestinezë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Agresioni në Izrael/ Xhafaj te Report Tv: Pritet përshkallëzim, ky është fillimi i një lufte të gjatë! 11 shtatori i Izraelit

 

Deputeti, Etjen Xhafaj i ftuar tek 5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me sulmet në Izrael nga grupi Hamas i cili solli vdekjen e 900 personave të pafajshëm.

“Nuk ishte një shkëmbim ushtarak. Ka pasur një reagim unison nga vendet normale dhe te zhvilluara. Palët kanë objektiva te ndryshme.

Ka një shqetësim të gjerë fillimi i një lufte te gjatë me vepra dhe siç po shohim, pritet një përshkallëzim për civilët.

Asnjëherë nuk ka pasur sulme në këtë magnitutë edhe ketë mënyre, ishte 11 shtatori i izraelit. Të gjitha sulmet e tjera nuk kanë qenë të kësaj përmase.

Janë vrarë ne shtëpi, rrugë në festival. Rënien e kullave binjake e mbajmë mend por impakti që ka sjellë për rrëmbimet dhe frikën sulmi në Izrael është i qartë,” u shpreh ai.

Ora 22:01
Lufta/ Ilir Kulla në Report Tv: Ishte e pritshme, situata ka qenë e tensionuar! Ja dy vendet që do të anëtarësohen në BRICS në janar

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me sulmet e regjistruara në Izrael ku mbetën te vdekur 900 persona.

Ky vit ka qene i ngarkuar ka pasur sulme. Edhe ku isha ne prill situata ishte e tensionuar.

Gjate viti ka pasur sulme ne qytetin Hebron, bregu perëndimor, i aneksuar ne vitet 67, 50 vite me parë,” u shpreh ai.

Më tej Kulla u shpreh se Izraeli ka kaluar një vit të destabilizuar nga protesta, zgjedhje.

“Ky është një vit qe ka qene i de stabilizuar me protesta nga opozita. Ne 4 vite kane bere 4 pale zgjedhje, shërbimet kane dështuar. Pse dështoi rrjeta rreth gazës.

Ata thonin me teknologjinë me te sigurt dhe te shkatërronin te gjitha raketat. Ky dështim nuk është një grupi, është me i gjere. Keto raketa nga erdhën? Ku u stërviten terroristët,” u shpreh Kulla.

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla paralajmëroi se në janar të vitit që vjen Irani dhe Arabia Saudite do të jenë pjesë e BRICS-it, grupimit të Brazilit, Kinës, Rusisë dhe Afrikës së Jugut me fokus në rritjen e ekonomisë globale në vitin 2050.

‘E dini kush janë dy vendet që do anëtarësohen në Brics në janar, Irani dhe Arabia Saudite të cilat nënshkruan një marrëveshje.

Iraku ishte vendi i parë që mbështeti Hamasin, zyrtarsisht është vend partner i Perëndimit. Ka 6 muaj në Irak që mbahet peng që qytetare izraelite. Edhe Turqia është një ndër mbështetësit e Hamasit.

BRICS është një grupim i Brazilit , Rusisë , Indisë , Kinës dhe Afrikës së Jugut , i formuar nga shtimi i Afrikës së Jugut në vitin 2010 në paraardhësin BRIC . Akronimi origjinal "BRIC", ose "BRICs", u krijua në 2001 nga ekonomisti i Goldman Sachs Jim O'Neill për të përshkruar ekonomitë me rritje të shpejtë që ai parashikoi se do të dominonin kolektivisht ekonomia globale deri në vitin 2050.’- tha ai.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus

Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus