Sulmi i Metës ndaj ligjit të ri për emërimet në 'Kushtetuese'/ Hyseni: Sa herë 'egërsohet' presidenti, është i frikësuar

TIRANE- Deputeti socialist Alket Hyseni ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili quajti ligjin e miratuar ditën e djeshme në Kuvend që i merrte atij tij të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si 'Krye KÇK. Hyseni tha se nuk është shqetësimi i mazhorancës se çfarë mendon presidenti, ndërsa shtoi se sa herë egërsohet, do të thotë se është i frikësuar.

"Nuk është shqetësimi jonë se çfarë mendon presidenti. Në këtë luftë e dimë që do ketë shumë njerëz që nuk janë dakord dhe janë të frikësuar në palcë. Disa prej tyre kanë përdorur edhe opozitën e rrugës. Ne nuk mund të rrinim duarkryq kur gjyqtarë dhe prokurorë po shfrytëzojnë orët e fundit në detyrë. Kjo është anti-KÇK e famshme. Atë që e kanë bërë spontanisht në 30 vite, në orët e tyre të fundit po e bëjnë pa skrupuj. Ne nuk mund të presim procedurat normale që mund të zgjasin edhe një vit. Nuk mund të rrimë duarkryq. Pasi kemi bërë një analizë të thellë dhe konsultën më të mirë të mundshme, duke iu referuar edhe komisionit të Venecias, arritëm në këtë draft. Ne nuk jemi në kushte ideale dhe ne do të donim që për shumë gjëra të kishim edhe opozitën por ja që jemi në kushte shqiptare. Ne na ka rënë për pjesë misioni për ta çuar përpara. A egërsohet presidenti, nuk e mbajmë ne përgjegjësinë. Unë e di sa herë egërsohet presidenti është i frikësuar. Unë nuk komentoj asnjë deklaratë. Unë jap mendimin tim", tha Hyseni.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Propozimet e PD për Reformën Zgjedhore/ Hyseni: Atë që nuk e morën me molotov, nuk e marrin dot në tavolinë

1581599037_hyseni.jpg

Lidhur me propozimet e Partisë Demokratike mbi Reformën Zgjedhore, deputeti socialist Alket Hyseni deklaroi se ata do të shqyrtohen, ndonëse një pjesë e tyre nuk përmbajnë asnjë element profesional. Por ai u shpreh i prerë se opozita nuk do të arrijë të marrë në tryezë zgjedhjet e parakohshme.

"Ne do të shqyrtojmë çdo propozim të tyre. Nuk mund të prodhojmë gjëra ekstra kushtetuese. Me keqardhje konstatoj se disa nga propozimet nuk kanë në përbërjen e tyre asnjë element profesional. E kuptoj se ajo është në vështirësinë e saj për të devijuar aksionin e rrugës. Do të ketë diskutime për çdo pikë dhe presje. Atë që ata nuk e morën dot me muaj të tërë me molotov, nuk do e marrin dot në tavolinë. Opozita ka disa ekspertë shumë të mirë, ama një gjë duhet të kenë të qartë se zgjedhjet bëhen njëherë në katër vjet dhe varen vetëm nga vullneti i shqiptarëve', tha Hyseni.

Ora 14:15
Hyseni: Anti-KÇK luftë pa kompromis, nuk do të përjashtohen as zyrtarët e shtetit

1581598976_hyseni3.jpg

Deputeti socialist Alket Hyseni ka deklaruar në studion e Report Tv se as zyrtarët e shtetit nuk do të shpëtojnë nga sita e Operacionit Forca e Ligjit.

"Operacioni është rezultativ. Kuptoj që janë operacione delikate që do të ruajnë liritë e individëve. Unë jam vetëm optimist që do të kemi një superoperacion. Personi që hetohet dhe gjykohet për armëmbajtje pa leje pas një viti mund të hetohet për diçka tjetër.  Qëllimi jonë është luftë pa kompromis. Operacioni nuk përjashton asnjë nga zyrtarët e shtetit që kanë suportuar krimin direkt apo indirekt. Askush nuk është i paprekshëm', tha Hyseni.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lona: 13/02/2020 17:48

    Ty si individ eshte veshtire te te vesh nje emer, eshte pak te te quash hajdut, eshte shume pak te te quash i pa cipe apo njeri pa karakter. Eshte vazhdë skandalesh qe ti te dalesh e propogandosh operacione me krim te organizuar. Populli e di mire sa i molepsur ne krim, korrupsion po te duash edhe trafiqe qe je i molepsur ti zotni. Ti e ke mal dosjen tende ndaj kurseji daljet tv se te shkurtohet dita e llogaridhenies dhe justifikimit te miliardave qe ke grabitur.

    Përgjigju
  • Qytetare: 13/02/2020 16:17

    O shpifarak, po a ka hajdut me te madh se ty? Kaq shpejt u riciklove ti? E harroi ky popull kujteseshkurter si dhe per ca dole tek Fiksi?? Te ty ngelen reformat? Me keq nuk behet...te na besh ti puritan kishim mangut!

    Përgjigju
  • zen: 13/02/2020 14:15

    Per sondazhin e dites: Kosova nuk mund te merret shembull administrimi publik. Merrni shembull Evropen; Edi Rama nuk ka nevoje te ule rrogat sepse Kosova po i sjell rrogat ne nivelin e Shqiperise. Kryeministri shqiptar nuk paguhet 3000 euros ne muaj por vetem gjysmen e kesaj vlere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?