Meta ‘ironi’ me ‘Venecian’: Emërimet në Kushtetuese i kupton dhe fëmija! E rëndësishme 'Krye- KÇK' që çuditërisht u miratua një ditë para

Meta ‘ironi’ me ‘Venecian’: Emërimet në Kushtetuese i kupton dhe fëmija! E rëndësishme 'Krye- KÇK' që çuditërisht u miratua një ditë para

Meta me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias

TIRANË- Krye-KÇK e ka cilësuar presidenti Ilir Meta ndryshimin në ligj, që i merr atij të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe sipas tij kjo është më e rëndësishme për t'u dërguar në 'Venecia' jo radha e emërimeve të anëtarëve. Vetëm pak minuta, para se të niste takimin me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e 'Venecias', Meta ka mbajtur një fjalim duke dhënë të drejtë vetes. Për këtë solli si argument miratimin e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar” ditën e djeshme në Kuvend, një ditë para se 'Venecia' të vinte në Tiranë. Me ironi, Meta thotë se "çuditërisht" ky ligj u kalua në Kuvend "shpejt e shpejt", që për të, është tregues i qartë se kush ka pasur të drejtë në këtë "betejë institucionale".  

"Unë do të kem një konferencë shtypi se kanë qenë të interesuara që mbrëmë, për shkak të ligjit që e kanë pagëzuar si ligji i krye KCK-së pasdite, i cili çuditërisht u miratua pak orë para se të vinte Komisioni i Venecias, të cilin e ka thirrur kuvendi i Shqipërisë, çuditërisht. Unë e dua shumë komisionin e Venecias, edhe Venecian. Vitin e kaluar mora luanin e artë të Venecias ishte një privilegj i madh, për demokraci kryesisht...Por unë kurrë nuk do të guxoja ta thërrisja Komisionin e Venecias, për një çështje kaq elementare (...) Pikërisht neni 179 tek dispozitat kalimtare të kushtetutës, pika 2, ku thuhet qartësisht, anëtari i parë për t'u zëvendësuar në gjykatën kushtetuese emërohet nga presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të ligjit. Tani këtë edhe dy fëmijë në klasën e parë e lexojnë qartë dhe e zgjidhin qartë”, tha Meta. 

Më pas takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe pas 1 orë e 40 minuta delegacioni i Komisionit të Venecias është larguar nga Presidenca. 

Me ligjin e ri që u miratua dje në parlament me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese. Lidhur me këtë, Meta do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orët në vijim, që nuk dihet ende ekzaktësisht. 

Sa i përket Komisionit të Venecias, do të vijojë takimet me Arta Vorpsin, "shkaku" që shumica ndërmori këtë nismë ligjor, pasi nuk u thirr për betim dhe për pasojë ajo nuk u bë anëtare e Kushtetueses. Gjithashtu, 'Venecia' do takohet edhe me kreun e KED-së, Ardian Dvorani lidhur me përplasjen e tij me Metën, pasi ky i fundit pretendon se i ka marrë kompetencat, çështje që ka shkuar deri në SPAK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:26
'Venecia', nesër mëngjes pune me opozitën jashtëparlamentare

1581584800_venecia.jpg

Opozita jashtëparlamentare do të takohet ditën e premte me delegacionin e Komisionit të Venecias, që ka ardhur për të mbledhur fakte lidhur me procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. 'Venecia' do të takohet në orën 8:15 në ambientet e hotel Rogner me kreun e PD, Lulzim Basha, nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili, Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetin Oerd Bylykbashi. Takimi do të jetën në kuadër të një mëngjesi punë, ndërsa më pas kryedemokrati Basha do të mbajë një komunikim me gazetarët.

Në takim do të diskutohet në lidhje me çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pas precedentit Arta Vorpsit, e cila ishte dhe 'shkaku' që solli miratimin e ligjit në Kuvend, ku presidentit i vendoset një afat kohor për të thirrur në ceremoninë e betimi anëtarët e gjykatës Kushtetuese. Me ligjin e ri që u miratua më 12 janar në parlament me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

Ora 14:05
Meta 'ironi' me Sorecën për Anti- KÇK: S'na ndihmon do të interpretojmë Kushtetutën se është i zënë 'duke ndjekur paranë'

Në fjalën e tij para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza dhe ironi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca. Sipas Metës, ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë që të interpretojnë Kushtetutën që e kanë bërë së bashku, pasi janë të zënë "duke ndjekur paranë"...frazë kjo e përsëritur nga Soreca, ku e vlerëson Anti-KÇK-në si mënyrën e drejtë për të luftuar krimin.

"Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe     që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë", tha Meta.

Ora 13:40
'Venecia' rreth 120 minuta në Presidencë...përfundon takimi me Metën

Përfundon takimi i presidentit Ilir Meta me delegacionin e Komisionit të Venecias. Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë e 40 minuta.

Ora 12:47
Meta ‘sfumon’ rëndësinë e vizitës së ‘Venecias’: E rëndësishme ‘Krye-KÇK’ që u miratua çuditërisht një ditë para (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta është munduar që të sfumojë vizitën e delegacionit të Venecias në Tiranë për debatin në Kushtetuese, sipas së cilit është diçka absurde për të kuptuar mendim për një çështje të tillë, pasi sipas tij fakti që maxhoranca kaloi dje në Kuvend ndryshimet në ligj ku i fuqizonin kompetencat ILD, dhe "shmangnin" atë për betimin e anëtarëve, është tregues që ka të drejtë. 

Në fjalën që ka mbajtur me gazetarët në nisje të takimit me ‘Venecia’, Meta tha se Kushtetuta e tregon qartazi se si bëhet emërimi në Kushtetuese pasi sipas tij “edhe një fëmijë i klasës së dytë e kupton qartë”.

“Kjo ishte arsyeja që bëmë një kushtetutë të mrekullueshme me Komisionin e Venecias dhe që u votua referendum nga populli shqiptar në '98. Profesor Cacos në atë kohë, Buchichio kanë bërë një punë të mrekullueshme. Por që atëherë ne harruam çfarë ndodhi, dhe herë pas here i kemi çmontuar mekanizmat "check&balancae" të kushtetutës sonë. Komisioni i Venecias ka bërë më të mirën e tij. Ashtu siç e bëri edhe për reformën që ne miratuam në kushtetutë për drejtësinë, e cila u votua me 140 vota nga 140 deputetë siç nuk ka ndodhur ndonjëherë. Dhe unë isha kryetar i parlamentit në atë kohë dhe jam krenar për atë arritje se pata mundësi për ta imponuar atë konsensus vetëm duke përdorur rekomandimet e komisionit të Venecias.

Unë do të kem një konferencë shtypi se kanë qenë të interesuara që mbrëmë, për shkak të ligjit që e kanë pagëzuar si ligji i krye KCK-së pasdite, i cili çuditërisht u miratua pak orë para se të vinte Komisioni i Venecias, të cilin e ka thirrur kuvendi i Shqipërisë, çuditërisht. Unë e dua shumë komisionin e Venecias, edhe Venecian. Vitin e kaluar mora luanin e artë të Venecias ishte një privilegj i madh, për demokraci kryesisht...Por unë kurrë nuk do të guxoja ta thërrisja Komisionin e Venecias, për një çështje kaq elementare për të cilën Komisioni i Venecias na i ka dhënë rekomandimin të qartë kur kemi bërë kushtetutën për këtë çështje, për Gjykatën Kushtetuese, dhe që është reflektuar siç e ka shkruar vetë Komisioni i Venecias, për të garantuar balancën e Gjykatës Kushtetuese. Dhe sidomos për të lexuar thelbin e gjithë kësaj çështje, apo të këtij debati që nuk arrijmë dot këtu të kemi konsensus, që është pikërisht neni 179 tek dispozitat kalimtare të kushtetutës, pika 2, ku thuhet qartësisht, anëtari i parë për t'u zëvendësuar në gjykatën kushtetuese emërohet nga presidenti i Republikës , i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të ligjit. Tani këtë edhe dy fëmijë në klasën e parë e lexojnë qartë dhe e zgjidhin qartë”, tha Meta.

Ora 09:33
Ruçi pret në takim delegacionin e Komisionit të Venecias: Kërkesat tona kanë qenë të shumta, por ju na jeni përgjigjur (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Shqipëri për të diskutuar mbi kërkesën e Kuvendit mbi  ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues.

Ruçi falenderoi anëtarët e delegacionit mbi vullnetin dhe gadishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë dhe institucionet shqiptare dhe dhënë opinione mbi zhvillimet politike, kushtetuese dhe ligjore në vend. “Kërkesat  tona kanë qenë disi të shumta e të shpeshta, por Komisioni i Venecias iu është përgjigjur atyre me shpejtësi e cilësi të lartë dhe këto opinione janë konsideruar dhe inkorporuar në legjislacionin shqiptar.”, tha Ruçi.

Në përgjigje të interesimit të anëtarëve të delegacionit, Kryetari i Kuvendit iu përgjigj pyetjeve të tyre lidhur me ngritjen dhe bërjen funksionale të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe organeve të tjera si edhe pyetjeve konkrete mbi procedurat e ndjekura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi gjatë procesit të emërimit të gjyqtarëve kushtetues.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysni: 13/02/2020 14:21

    Duhet parë diferenca midis Kosovos dhe Shqipërisë për pagat faktike, pastaj mendimi nëse një gjë e tillë duhet bërë edhe te ne.

    Përgjigju
  • Sifi: 13/02/2020 13:50

    Ti nuk ke faj or Meta ,por rilindasi qe te propozoj ty .Te ishte per socialistet ti as deputet nuk do ishe ,se thiken mbas shpine i ke ngul se majtes . Presidenca eshte institucion kushtetues i Republikes se Shqiperise dhe jo kalaja jote ku ti ngrifesh me Tit Vasilin dhe Ted Blushin. Ti me shkeljet sistematike kushtetuese dhe me kthimin e presidences ne seli te LSI duhet te shkarkohesh pa ceremoni . Venecia ka njerez te mencur dhe juriste nga me te miret ne bote dhe ti do shkarkohesh se e meriton vetem po te mbrojti Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër