Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëroi këtë të diel se çdo sulm nga Shtetet e Bashkuara do të shkaktonte një “luftë rajonale” në Lindjen e Mesme, duke përshkallëzuar më tej tensionet, teksa presidenti amerikan Trump të sulmojë ushtarakisht Republikën Islamike.

Komentet e ajatollahut Ali Khamenei, 86 vjeç, përbëjnë kërcënimin më të drejtpërdrejtë që ai ka bërë deri tani, që kur aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe anije të tjera luftarake amerikane ndodhen në Detin Arabik, të dërguara atje nga Trump pas protestave të përgjakshme të shtypura nga Teherani.

Televizioni shtetëror iranian raportoi fillimisht online komentet e Khameneit, përpara se të transmetonte pamje të fjalimit të tij, ku Khamenei tha se pasojat e një lufte kësaj radhe do të përhapeshin në të gjithë rajonin nëse Trump do të vendosnin të nisin sulmet.

"Ne nuk jemi nxitës dhe nuk kërkojmë të sulmojmë asnjë vend. Por kombi iranian do t’i japë një goditje të fortë kujtdo që e sulmon apo e ngacmon. Amerikanët duhet ta dinë se nëse e nisin një luftë, këtë herë ajo do të jetë një luftë rajonale“, tha ai.

Khamenei i cilësoi protestat mbarëkombëtare si “një grusht shteti” duke iu referuar shpërthimeve në jug të vendit të ndodhura të shtunën në jug të vendit. Mijëra arrestimet për rebelim në Iran mund të ndëshkohen me dënim kapital, çka ringjall sërish shqetësimet për ekzekutime masive të të arrestuarve, një vijë e kuqe kjo e vëndosur nga Trump.

Mbetet e paqartë nëse Trump do të përdorë forcën. Ai ka deklaruar vazhdimisht se Irani dëshiron të negociojë dhe ka përmendur gjithashtu programin bërthamor të Teheranit si një tjetër çështje që dëshiron ta shohë të zgjidhur.

Të shtunën mbrëma ai refuzoi të thotë nëse kishte marrë një vendim për atë që synon të bëjë lidhur me Iranin. Duke folur me gazetarët gjatë fluturimit drejt Floridës, Trump shmangu një pyetje nëse Teherani do të ndihej i inkurajuar nëse SHBA-të tërhiqen nga sulmet, por njoftoi se Teherani ka nisur bisedime me Uashingtonin.

"Irani duhet të negociojë një marrëveshje të kënaqshme. Nuk e di nëse do ta bëjnë. Por ata po flasin me ne. Po flasin seriozisht me ne”, tha presidenti amerikan.

Irani ka planifikuar gjithashtu një stërvitje ushtarake për të dielën dhe të hënën në Ngushticën strategjike të Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon rreth një e pesta e gjithë naftës së tregtuar në botë. Shefi i ushtrisë së Iranit tha të shtunën se e gjitha forca e armatosur është në alert dhe gatishmëri maskimale.