Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, pas shkarkimit nga Edi Rama të Bledi Çuçit si pasojë e dhunës së Rrajave për guroren. Tashmë i mbetet parlamentit që brenda 10 ditësh të shqyrtojë dekretin. Gjithçka pritet të mbyllet brenda këtij muaji, pasi për këtë legjislacion kanë mbetur dy seancat e fundit parlamentare, ajo e datës 13 dhe 20 korrikut.
Për postin e kreut të grupit parlamentar socialist që Taulant Balla lë bosh, në radhët e të majtës po diskutohen disa emra, më potencialët, Toni Gogu dhe Ermonela Felaj, të cilët pritet të marrin edhe pozicionet e tjera politike të Ballës, kryetar i delegacionit të parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian, si dhe zëvendës Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas si pasojë e ngjarjes që tronditi opinionin publik, dhunën e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë.
Episodi i sulmit barbar ndaj 2 qytetarëve solli dorëheqjen e deputetit Rrahman Rraja kur në mesin e agresorëve u identifikua djali i tij problematik Rexhep Rraja, por edhe dy vëllezërit Flamur e Xhelal Rraja, të gjithë në kërkim si organizatorë të episodit të tmerrshëm që e filmuan vet për të frikësuar banorët e tjerë që ankoheshin për dëmet në shtëpi nga gurorja, por që pa menduar u rrodhi në media.
Të gjithë panë si ky grup me familjarë të deputetit të dorëhequr tashmë ushtronin terror ndaj qytetarëve duke menduar se janë të paprekshëm. Dorëheqjen e publikuar në rrjetet sociale, Rrahman Rraja e dorëzoi zyrtarisht në Kuvend, dhe tashmë pritet që vendin e tij ta marrë Arkend Balla, icili renditet i pari me më shumë vota në listën e PS për Krujën.
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës ministër të Brendshëm. Taulant Balla u propozua nga Rama pas shkarkimit të Çuçit për dhunën e fisit Rraja për guroren


Kanë mbërritur në presidencë kërkesat e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Bledi Çucit dhe emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.
“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, thuhet në reagimin e presidencës.
Partia Socialiste zhvilloi ambientet e selisë së Kuvendit, një mbledhje të grupit parlamentar, e cila me sa duket do të drejtohet për herë të fundit nga Taulant Balla, i cili pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Dy nga emrat potencialë, sipas burimeve për gazetarin e Report Tv Ermal Qori, të cilët mund të zëvendësojnë Taulant Ballën si drejtues grupi janë Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu.
-
Tani vertet shefi i policise se zones kercenonte me arrest banoret po te protestonin,po cfare faji kishte Cuci ne kete mes qe u shkarkua?!Cuci eshte i fundit ne hallken e zinxhirit pergjegjes.Me tere ato probleme qe ka policia ne Shqiperi,i bie qe min.e brendshem te nderohen cdo jave!
Përgjigju -
Vetem ne kete vend ndodh qe ndersa nje punonjes policie deshmon me ze e figure qe Balla ka marre pjese ne kercenimin ndaj atij punonjesi policie edhe permes armes se zjarrit, pra duke konsumuar nje dyzine veprash penale te renda: vrasje ne tentative, ne bashkepunim, kercenim, shperdorim detyre, korrupsion aktiv, moskallzim krimi, perkrahje e autorit qe fshihet krimit etj etj, mire qe kryeministri e promovin pasi ai eshte standarti i tij tashme, por prokuroria speciale cfare ka pritur e pret deri me tani??? Shokuese.
Përgjigju -
Si ekspert i fushès sè sigurisè kibernetike dhe antiterrorizmit, me nuhatjen e lindur se nga vjen era e mishit tè pjekur, nè kombinim me atè ndjenjèn e viktimès qè i la aeroporti i Romès nga rrahja e dhèndrit tè Saliut,,plus vizitat nè Santiago Bernabeu,,,kemi profilin perfekt tè atij qè do ti kallè datèn krimit. Tan Leprat dhe Mond Qimet, do kenè netè pa gjumè tash e mbrapa,,,,nga e qeshura natyrisht.!!!
Përgjigju -
Barjami me ne fund ka mundesine me i kthy borxhin Taos dhe mond begos per zgjedhjen e tij si President…
Përgjigju -
Duket sikur Rama po eleminon figurat e forta ne parti me postet e ministrave te brendshem, njesoj sic beri me tahirin edhe me xhafen.
Përgjigju -
Hajde Tao trego veten, leri llapaqenet e Saliut e te Ilirit.. e kane me program ta hane zorren e Safetit deri me 2029. Trego veten para socialisteve se pari se ke shume pergjegjsi dhe ka shume skeptizisem edhe brenda PS per ty. Me krahe te lehta.
Përgjigju -
Turpi shekullit
Përgjigju












Komente
Komento