Dhuna e fisit Rraja në Krujë, Rama shkarkon Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, postin do e marrë Taulant Balla! A do e marrë Spiropali postin e kryetares së grupit të PS?

Bledi Çuçi nuk do të jetë më ministri i Brendshëm. Ai është shkarkuar nga Kryeministri Rama pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Thumanë, dhe daljen në skenë të lidhjeve të policisë së Krujës me familjen Rraja e cila dhunoi në mënyrë makabre Jashar dhe Bilbil Majën.  

Pas shkrirjes së komisariatit të Krujës, Bledi Çuçi është ‘koka’ tjetër e prerë e kësaj ngjarje. Rama njoftoi shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës në vend të tij.

“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të  Republikës propozimet e mëposhtme! Falënderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtet ndërtuese në çdo drejtim”, ka shkruar Rama në Tëwitter.

Në reagimin e tij gati 2 orë më pas, Bledi Çuçi falënderoi kryeministrin Rama për besimin duke e konsideruar nder dhe përgjegjësi punën për 2 vite e gjysmë.

“Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik,  emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues”.

Shkarkimin e Çuçit opozita e konsideron të merituar por e cilëson të rëndë aktin e Ramës për të çuar Taulant Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi thotë se ky akt i Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e Çuçit.

"Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes”, shkroi Çuçi.

Bledi Çuçi u emërua në pozicionin e Ministrit të Brendshëm në dhjetor të vitit 2020, ndërkohë që u rimandatua në shtator 2021. Më parë ai ka mbajtur postet qeveritare të ministrit të Bujqësisë dhe  ministër Shteti për Çështjet Vendore. Ndërsa Taulant Balla, i cili pritet të jetë ministër i Brendshëm do ta ketë postin e parë në një kabinet qeveritar.

Burime për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori bëjnë me dije se Elisa Spiropali mund të emërohet në krye të grupit parlamentar socialist, post që e ka mbajtur Balla që prej vitit 2017. Mbetet për tu parë nëse Rama do vendosë Spiropalin apo do të zgjedhë një tjetër emër nga radhët e PS. 

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë që tronditi opinionin publik, dhuna e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë. Po ashtu, Rama mori këtë vendim pas daljes së fakteve që policia në Krujë kishte lidhje me dhunuesit dhe 40 denoncime nga qytetarët nuk ishin marrë seriozisht por flinin në sirtarët e policisë.

Banorët thonin se në vend që të merreshin masa, u kërcënuan me burg e pranga nga shefi i komisariatit të Krujës nëse dilnin të protestonin për të bllokuar aktivitetin e tyre. 

Hetimet
Kryetari i degës që banori thotë se i ka kërcënuar me burg është ish shefi i komisariati të Krujës Elton Shahini, për të cilin Report TV mësoi se ishte larguar nga detyra vëtëm pak kohë më parë. Burime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë thanë se jo vetëm për rastin e sulmit barbar ndaj kushërinjve Maja, por për çfarë ndodh në Krujë, është ngritur një grup special hetimor. Do hetohet për kallëzime jo vetëm të fshatarëve të Borizanës, në lidhje me guroren që po u shëmb shtëpitë, por edhe të personave të tjerë, nga zyrtarë të lartë, pushtetarë vendorë, drejtues institucionesh, juristë, policë, shumë prej tyre të dorëhequr, si viktima të terrrorit, shantazhit dhe kërcenimeve.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

 

Emërimi i Taulant Ballës dhe shkarkimi i Bledar Çuçit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Rama e shkarkoi nga posti i Ministrit të Brendshëm, Çuçi: Kam shërbyer me integritet dhe përgjegjësi detyrën e vështirë! Suksese Taulantit në sfidën e re për të vijuar reformën

1687279062_cuci.jpg

Bledi Çuçi ka reaguar për vendimin e Ramës që ta shkarkojë nga posti i Ministrit të Brendshëm duke thënë se ka shërbyer me integritet dhe ka adresuar shumë sfida. 

"Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.

Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik,  emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor. 

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit", shkroi Çuçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku.: 09/07/2023 13:40

    Nuk eshte kot rrotacioni nje nga parimet e demokracise... konsumizmi i majte i pasqyruar ne kete levizje ka arritur kulmin... por dhe hipokrizia e votuesit shqiptar ka arritur ne te njejtin nivel me konsumizmin politik... kur konstaton se PSD pati rritjen me te larte dhe jo me lokale por shtrirje kombetare si subjekt politik ne zgjedhjet e fundit kjo tregon se votuesi nuk eshte aq larg atyre qe ushtruan dhune...ta gezoni ate cka po mbillni

    Përgjigju
  • Ish oficer Madhor: 09/07/2023 09:45

    Për rastin SKANDALOZ në Krujë,KM E.Rama bëri mirë.Duhej shkarkuar edhe Drejtori Përgjithshëm,Shkrirja e Drejtorisë e Policisë së Krujës.POR: 1.Problemi nuk do zgjidhet nga shkarkimi i ministri. 2.Në këtë sistem që jemi është kriminalizuar 60-70 % e popullit me vjedhje,Vrasje,Prostitucion,80 % e popullsisë dhe duhen mbi 1.500.000 polic për ta Monitoruar. 3.Është infektuar me vese 60 % e policisë që shikon shoferët, Drogaxhijt,Hallaxhijt..nga duartë-Xhepat..! 4.Policia nuk gjën mbështetje te PREKURORIA,GJYQSORI të trembur nga S.Berisha që në 92. -Djali deputetit duhej në burg që në 2018 kur dhunoi Gocën në Krujë dhe goca u tërhoq nga frika..! -Deputeti PS nuk duhej rizgjedhur deputet.. 5.Nuk kemi dëgjuar që Sali Berisha në 8 vite si KM të ket shkarkuar ndonjë Ministër të brëndshëm..!PSE: Se vetë Ai ka bërë 101 krime dhe nuk ka pësuar asgjë..! 6.Mbi 20 % e drejtuesve e policëve kan qën me qeverinë e S.Berishës. 7.Në Shqipëri nuk zbatohet LIGJI POR MALIQI. -Ndëshkimet duheshin filluar nga PESHKU MADH që në Qeverisjen e parë 92,Në vjedhjen e parë,Vrasjen e parë,Dhunimin e gruas-Gocës-motrës së parë,Fëmijës së parë..! 8.Në Shqipëri nuk funksionon SHIK,Informatorit për çdo lagje,Fshat,Qytet..pasi Ata DEKONSPIROHEN NGA DREJTËSIA,MEDJET KAZAN..! •Çdo ditë gazetari militant Partie mer informacion nga prekurori dhe e hedh në publik,duke thën..nga informacioni i sigurt sot do arrestohet deputeti PS..! Dhe në mbrëmje në TV shpërthejnë HA-NA-LISTËT kundra deputetit,PS,Kryeministrit..Pra dëgjohet MASA SI NË KOMUNIZMË.. Athere prekurori bën arrestimin pa fakte.Faktet i nxjerr pas arrestimit..! • Në këto kushte,Drejtësia ka dështuar 100 %.Pasi dënimet jepen me opinione militantësh,Partish..!

    Përgjigju
  • Arben: 09/07/2023 09:06

    Eshte e vertete qe Rrajat, Gjicet, Ndokajt, Prengat, Bajrajt apo Doshet mund te kene bere edhe gabime por duhet nje mirenjohje e madhe ndaj tyre sepse ata ia hoqen opozites nga duart veriun i cili ishte baza e tyre per te gjitha te zezat qe kaloi Shqiperia qe nga fillimi i viteve 90! Prandaj keta fise jane heronjte e Shqiperise sic ishin dikur Boletinet, Curret, Gjo Lulet, Sokolet etj etj... Mirenjohje per ta! Fale tyre kemi Shqiperine sot ne rrugen e duhur!

    Përgjigju
    • Zoni: 09/07/2023 11:12

      Cfare thua ore je ne metro?!

    • Bolettivari: 09/07/2023 09:33

      Ata janë kanceri i opozitës që gjysma janë me opozitën Saliun dhe gjysma me Ramën pozitën. E opozita me pozitën janë bashkë. Ndërsa ti je një dele.

  • Elbasans: 09/07/2023 07:56

    Pse nuk sillni ne polici Mond Kosenin se e dini qe ai u nxjer te palarat e lodhjeve me krimin ju prish pune more gjakprishur qe ne veze

    Përgjigju
  • Peti: 09/07/2023 07:56

    Ky emrim esht fillimi i fundit te taulantit

    Përgjigju
  • Panda: 09/07/2023 07:45

    Per dy vite e gjysem i ke sherbyer me pergjegjsi krimit duke shkaterruar policine qe esht fytyra e nje shteti ne kontakt me popullin.Njerzit nuk kan me besim tek policia fal pergjegjsise tende.Me pergjegjsi i ke sherbyer qeverise por jo popullit qe vazhdon tju votoj.

    Përgjigju
  • Popull kot: 09/07/2023 07:37

    SPAK qe me plot goj mund ta quash ASPAK duhet te leshoj urdher arreste per gjith ministra,drejtor e shefa policie te korruptuar.Ne nje shtet pa drejtesi kurr nuk do ket siguri dhe zhvillim.

    Përgjigju
  • Tauland balla: 09/07/2023 06:41

    Vini komisar mond kosenin minister rendi. Ose drejtor policija. Ai ja rregullon te gjith ketyre qe e mbajn veten per ganstera. I bo te flasin me vete ty hong buke.

    Përgjigju
  • Martin: 09/07/2023 05:35

    Edhe dicka. Ndersa Kryeministri sipas Kushtetutes nuk ka tager shkarkimi, por propozimi per shkarkim, sipas ligjit, ai ka tager shkarkimi por mbi Drejtorin e Policise. Dhe cfare ndodh: ai shfrytezon ngjarjen barbare te nje nder bandave te shumta autonome qe kontrollon per te promovuar enveristin e radhes, nder besniket e rrethit te ngushte mafioz. Ndersa pergjegjesia direktr bie mbi policine e paafte, ndryshe nga drejtori paraardhes i policise Nano qe e shkarkoi si qen, sot ai harron Rrumllakun sepse i perket skalionit enverist. Cfare bastardi.

    Përgjigju
    • Qwert: 09/07/2023 07:46

      Qetesohu mor turk e lexo vendimin cfare thote! Propozoj nuk do te thote shkarkoj apo emeroj. Enveri, qe i mbifte kocka lule, ka 40 vjet qe ka vdek ju s’u jep qetesi, se po te ishte ai gjalle nuk pipetije ti si i forte ketu ne komente.

  • halla esma: 09/07/2023 04:33

    hiq nje mut e vendos nje mut tjeter....

    Përgjigju
  • Iris: 09/07/2023 04:22

    Keshtu sejmeni na u be minister,te shohim sa do te zgjase dhe ky,apo cila ngjarje do t'i kushtoje koken.Edhe ky ka per te thene ne fund se ka sherbyer me integritet e besnikeri.

    Përgjigju
  • Mjedisi: 09/07/2023 00:21

    Po institucionet qe duhet te kontrollojnw impaktin e bizneseve ne mjedis? Doreheqje ministri i mjedisit dhe gjithe zinxhiri lokal.

    Përgjigju
  • Stela: 08/07/2023 23:57

    Ke shndrruar policine ne nje grup kriminal qe mbron plerat dhe godet njerzit e ndershem.Peshku qelbet nga koka thot populli...Turp turp turp

    Përgjigju
  • joni: 08/07/2023 23:52

    Ca shkarkon njerez kot. Ti duhet te ikesh vete i pari z Rama se e ndote partine socialiste me figura te tilla kriminale, vulgare si Rrahja e Gjici apo te tjere ish ministra qe bejne burgun ne vendin tend.

    Përgjigju
  • Dash Labi: 08/07/2023 23:45

    Taulant Balla lidhjen me te fort me krimin e ka me Edmond Begon,ish presidentin e Kf Lushnjes.Bego nepermjet Taulant Balles i siguroi mbrojtjen shteterore S.Taullaut dhe ky me ane te L.Haxhiut,O.Bilbilit,J.Sulo,A.Kaloshit organizuan dhe realizuan ato vrasjet e viteve te fundit ne Lushnje.Shikoni se si Bego perdori Balles qe te vendoste Ergest Krakullin ne krye te PS ne Lushnje dhe nenkryetar te keshillit te qarkut Fier

    Përgjigju
    • Krimi tani po Tmerrohet: 09/07/2023 04:45

      Harrove qe eshte dhe mik i Capjave! Ky shtet ka marre fund! Tualet Palla eshte thjesht qershia mbi torte! Ketu u be si ne kohen e Saliut me Agron Musarain minister! Shtet beqirash

  • Kameri 2: 08/07/2023 23:25

    Lajm i keq per Elbasanin

    Përgjigju
  • Ini: 08/07/2023 23:19

    Me mire Taulanti se e kemi mir ne te OSLOS ne Vlore

    Përgjigju
  • Bobi: 08/07/2023 22:13

    Po normal se Elton Shahini eshte tepelenas, nga ushtria e Çuçit. Dhe per bemat e tij ne Kruje e kane emeruar Zv. Drejtor me Vlore. E sa e sa si puna e tij jane emeruar gjate kohes se mbreterise se Çuçit nga Shkodra deri ne Sarande. Tepelenas kudo qe te hedhesh kemben. A thua se vetem keta jane oficere ne policine e shtetit. Veni njerrzit e ndershem neper funksione drejtuese se ka plot por nen pushtetin e Çuçit ligjin e kane bere bandat.

    Përgjigju
  • Toni: 08/07/2023 21:45

    Rame nga shiu ne bresher. Balla eshte koka e krimit ne Elbasan, i lidhur ngushte me Suel Celen.

    Përgjigju
    • Filloni te emigroni ne mase: 09/07/2023 04:50

      Harrove dhe Capja-t e Elbasanit. Me Tualet Pallen ky shtet mund te konsiderohet i denje per Standartet Meksikane! Qija robt vajti beri kete fshatarin e perlyer minister rendi! Me mire shko emero Agron Musarain apo Agron Kulicin qe mbase kane me teper integritet

    • google: 08/07/2023 23:31

      po keto gjera i dine edhe partneret nderkomebetare se ka shume te gjate po he

  • durresi: 08/07/2023 21:33

    o Rameeee vëre Pandeli Majkon si eshte per ate post

    Përgjigju
    • Loni: 08/07/2023 22:48

      Pandeli HALEJA , qè éshtè i KORRUPTUAR deti nè PALCÈ !!! Pandeli FRRIKACAKU qè NUK èshtè as mish , as Peshk , por vetèm HAJDUT dhe GRABITQAR i RRÈZIKSHÈM , por qè ja ka hedhur gjithmonè DREJTÈSISÉ sè DÈSHTUAR me Urtèsiné e tij prej DHELPRE !!! PO tè kishe thènè ndonjè Petro Koçi ose ndonjè tjetèr tè PAPÈRLYER NUK do tè béja Replikè ore "durresi" !!!! gjithsesi éshté mendimi juaj , por Pandeli PLEHRA èshtè SUPER i KORRUPTUAR dhe duhet ti ishte KONFISKUAR PASURIA dhe tè ishte prapa HEKURAVE , sepse 10 MILION €URO ja gjetén nè QIPRO (OFFSHORE) , PARAJSAT FISKALE !!! MILONA €URO té VJEDHURA nga Pandeli HAJDUT Majko me TANKET e USHTRISÉ , qé i SHITI pér SKRAP !!!!

  • Besi: 08/07/2023 21:31

    Vazhsonn cirku. Minister miku i krimineleve te Elbasanit. Bravo Rama bravo

    Përgjigju
  • Flm: 08/07/2023 21:13

    Kjo tregon qe je ne deshperim shume te madh I nderuar Kryeminister. Ste ka ngele askush dhe siç duken bathet shume shpejt edhe ti iken dhe do Zoti shkon direkt ne Hage. Amin

    Përgjigju
  • Talo: 08/07/2023 20:50

    Pse svure talon me mir se sinonim jan balla talo..turp nqs vjet iken 46mij shqiptar,tani do ikin 146mij..turp kryeminister

    Përgjigju
    • Tuti: 08/07/2023 21:26

      A ka ftyre me te neveritshme se ky taulant balla? Nje servil qe vetem ta shikosh te vjen te vjedhesh

  • Lori: 08/07/2023 20:44

    I paafte,i lidhur me krimin dhe me nje polici te paafte dhe te korruptuar si vet ky.Nuk kuptoj pse duhet te presim qe te vriten mileti per te shkarkuar te paaftet.

    Përgjigju
  • Memorie: 08/07/2023 20:37

    Po Balla ishte partneri i Rrajave, a doli ai qe i vuri policit pistoleten koke per denoncimin e cunit dhe eshte ne azil politik tani. Tallje me njerezit.

    Përgjigju
  • Agron: 08/07/2023 20:35

    Tallje menderje komplet me kete popull,ironik si gjithmone kryeministri hoqi cucin dhe vendosi ballen i cili ne te vertete eshte rahman rraja ,jepi rame mir na e ben .

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 08/07/2023 20:31

    Bravo kryeminister SOCIOPAT,KRIMINEL,I KORRUPTUAR,HAJDUT DHE VRASES ministrine e permrenshme ja hoqe Lenes e ja vure Prenes. Ti je per ne burgun e Hages, te ndash qeline me hashimPersheshin tend te preferuar.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 08/07/2023 20:19

    BRAVO! U mbush kupa, thjesht nuk ishte per ate pune. Te mesohen te marrin pergjegjsi politike se na vdiqen.

    Përgjigju
  • Taxi: 08/07/2023 20:18

    Tani eshte tamam koha per te vene ne krye te asaj ministrie nje trafikant e nje horr te stervitur. E kuptoni o popull idjot ne krye te ministrise brendshme taulant balla….. a e kuptoni o bageti qe rrini e strukeni cdo dite e me shume perballe me mafie qe po rrenjoset me keq se ne vitin 1944. Taulant balla qe me Rrahjat perdore vajti kercenoj ne komisariat oficerin policise vihet krye te ministrise. Ky episodi qe eshte pike ne oqean se cfare ndodh ne shqiperi cdo ore e cdo dite eshte loja” preteksi per te hequr nje ordiner minister e per te vene nje sharlatan e trafikant. Shkoni shelleruni neper plazhe tani, vazhdoni vegjetimin qe keni 100 vjet qe e beni.

    Përgjigju
    • Doktori: 08/07/2023 21:23

      Ik o taxi mbyt veten bashke me Saliun dhe idiotet e tij se ky popull ju ka pare cfare muzerje jeni dhe nuk ju sheh dot me sy. Merre lehte se ke dhe mandatin e 5.

    • Erush porpollush: 08/07/2023 21:18

      O Eri o trim me fletë, Ky është në Pushtet ka 10 vjet dhe aty paskan ngel ata të berishës ahahhahah po po fajin e ka Berisha. Ju jeni plehra dhe mirë tjua bëjnë aty tju lërojë ai i gjati çtju mbajë pragu

    • Eri: 08/07/2023 20:37

      Po ke te vere atje eshte muti gjer ne brez te gjithe jane te.kohes se.berishes po mos ishe ajdut kriminel nuk te futnin ne politike te gjithe juve atje mendoni si te.pasuroheni pa pune.

  • Gadi Rruges: 08/07/2023 20:10

    Ha ha ha hiqja Lenes e verja Prenes. Te zuri gjynahu i Sander Lleshit o Ramush

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/07/2023 20:07

    Taulant Dacici shqipfolës në krye të policis….

    Përgjigju
    • Italia si moter: 09/07/2023 09:08

      Ju kriminelat e pd i beni te gjithe kriminela ,vetem ju jeni te mire qe shkateruat shqiperine ,qe perhapet krimin nga te kater anet e vendit ,por populli prape Edi Ramen do te votoje ,ju nuk keni per te ardhur as nje here ne pushtet se jeni kriminele .

    • Xhon: 08/07/2023 22:20

      Po familja Kollcishta qe terrorizon Krujen ne qender nga kush mbrohet? Ne arrest shtepie dhe cdo nate probleme ne kazinone ne qender te qyteit.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim