Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në Iran që të tregojnë kujdes të shtuar.

Njoftimi i plotë: 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.

MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.

Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Tel: +971 50 980 7881
AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Tel: +90 (549) 561 19 85


Lajmi kryesor:

SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Teherani përgjigjet: Është luftë! Shpërthime në Tel Aviv! Baza e flotës amerikane në Bahrein është goditur! Raketa iraniane edhe drejt Katarit, Emirateve dhe Kuvajtit (VIDEO)