Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për sulmin iranian ndaj ambasadës amerikane në Riad duke e cilësuar të papranueshëm dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Në deklaratën zyrtare, ministria thotë se veç rrezikimit të jetës, këto sulme përshkallëzojnë tensionet. Njëkohësisht, shpreh solidaritet të plotë ndaj SHBA-ve dhe mbështetje për sigurinë e aleatëve.
“Shqipëria dënon me forcë sulmin iranian që shënjestroi Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad. Akte të tilla janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve themelore që mbrojnë misionet diplomatike dhe personelin e tyre në mbarë botën.
Sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në një rajon tashmë të brishtë.
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve tanë dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik. Siguria e partnerëve tanë dhe ruajtja e stabilitetit rajonal janë të panegociueshme”, shprehet ministria.
Albania strongly condemns the Iranian attack targeting the United States Embassy in Riyadh. Such acts are unacceptable and constitute a clear violation of international law and the fundamental principles that protect diplomatic missions and personnel worldwide.
— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) March 4, 2026
These attacks not…
Komente










