Report Tv ka siguruar dosjen e prokurorisë ndaj 5 personave të akuzuar për shpërdorim detyre, pas hetimeve pas sulmit kibernetik nga Irani. Siç theksohet në dosje ato kanë përdorur të njëjtën teknikë kibernetike, si në sulmin e Arabisë Saudite të ndodhur në qershor të vitit 2021. Në dosje thuhet se për marrjen e të dhënave është përdorur një cyber tool krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hakuar dhe marrë të dhënat në e-maile. Partnerët ndërkombëtarë të Microsoft, FBI dhe CISA kanë ofruar suport dhe kanë bashkëpunuar ngushtësisht me ekipet shqiptare me praninë e tyre fizike në agjenci pas sulmit kibernetik në datën 15-16 korrik 2022.
“Në bazë të raporteve mbi hetimin konstatohet se sulmi kibernetik është sulm shtetëror i sponsorizuar nga qeveria iraniane, kryesisht Ministria e Inteligjencës dhe Garda Revolucionare Islamike Iraniane. Në vijim raporti i i atribuimit i Microsoft MSTIC dhe Microsoft DART përputhet edhe me raportin e kryer paralelisht nga Agjencia Partnere e Investigimit. Megjithëse është përdorur teknologji Proxy për mbulimin e prejardhjes së komunikimit, në të gjitha momentet që ky komunikim është shkëputur përkohësisht, kanë dalë qartë që mbrapa fshiheshin IP iraniane. Për marrjen e të dhënave nga infrastruktura exhange është përdorur një cyber tool krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hakuar dhe eksfiltruar e-maile. Irani është i vetmi vend në botë që fushën kibernetike e ka në nivel ministrie, pikërisht për të treguar rëndësinë që ka për ta aktiviteti kibernetik. I njëjti tools për eksfiltrimin e e-maileve zyrtare në Shqipëri, është përdorur edhe në Emiratet e Bashkuara, Kuëait, Arabinë Saudite, Izrael, Qipro. Metoda e përdorur Zerocleare gjithashtu është e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës Iraniane, ku burimi i licencave është ndarë mes aktorëve të ndryshëm iranianë. File GoXml është përdorur për enkriptimin e të dhënave, i nënshkruar me një certifikatë të lëshuar nga Cert Iranian. E njëjta teknikë është përdorur edhe në sulmin ndaj Arabisë Saudite në qershor 2021”, thuhet në dosje.
Lajmi kryesor:
Sulmet kibernetike të Iranit, 5 punonjës IT në DAP nën akuzë! Nuk kërkuan raportim për situatën, me mosveprimet e tyre bënë që virusi në ‘administrata.al’ të mos zbulohej
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.2%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2206
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor 2024, 16:59
-
Pastruan 11 mln euro para krimi nga parajsat fiskale, 2 në pranga! Paratë transferoheshin në Shqipëri e pastaj në Kanada me kompani fiktive (EMRA + FOTO)
20 Dhjetor 2024, 08:56
-
Tiranë/ Konfiskohen 7 vila në zonën e Mulletit, u ndërtuan me dokumente false, fajtorë 9 persona mes tyre 2 arkitektë
5 Dhjetor 2024, 14:02
-
'Organizatë kriminale', skema mashtruese e mikrokredive dërgohet në SPAK
5 Dhjetor 2024, 12:08
-
Shmangën 54 mln lekë taksa, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq firmën ‘Benet Holding’ dhe administratoren
3 Dhjetor 2024, 14:40
-
Krijuan skemë mashtrimi me call- center, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq izraelitin dhe 38 shqiptarë! Dëmi mbi 2 mln euro
30 Nëntor 2024, 10:37
-
Gjirokastër/ Falsifikim dhe mashtrim, Prokuroria kërkon 6 vite burgim për ish-kreun e Kadastrës dhe nga 4 vite izolim për 2 bashkëpunëtorët e tij! Do përfitojnë gjykim të shkurtuar
19 Nëntor 2024, 17:10
-
Operacion kundër kriptovalutave në Tiranë e Shkodër! Firmosen 20 urdhër-arreste për pastrim parash, 6 janë pronarë 'këmbimi valutor'! 18 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohen 750 mijë € (EMRAT)
18 Nëntor 2024, 10:00
-
Sulmi kibernetik nga Irani, drejtoresha e AKSHI-t në Kuvend: 4 skuadra të sofistikuara fshinë 10% të të dhënave! Me Microsoft dhe FBI i rikuperuam
13 Nëntor 2024, 15:22
-
KPK konfirmon në detyrë si Prokurore e Tiranës motrën e Ermonela Felajt
8 Nëntor 2024, 21:49
-
'Mikrokreditë' shkojnë në SPAK! Prokuroria e Tiranës dyshon se mashtrimi u krye nga një grup kriminal
2 Nëntor 2024, 20:25
-
Pensionet/ Rama akuza të forta prokurorisë së Tiranës: Prej vitesh prokurorët mbulojnë me trupat e tyre dosje ulëritëse të evazionit fiskal
30 Tetor 2024, 15:02