Të paktën gjashtë persona mbetën të vrarë dhe 24 të tjerë u plagosën nga të shtënat në një paradë me rastin e 4 korrikut në në Highland Park, Illinois. 

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar, Robert E Crimo III, 22 vjeç. I riu i armatosur u ngjit në një çati, duke qëlluar mbi spektatorët me një pushkë. Kjo është është vrasja më e fundit masive që ka goditur SHBA-në ku pothuaj ka pasur një në çdo javë të vitit 2022. Presidenti Joe Biden tha se ishte "i tronditur" nga dhuna.

Disa orë më vonë, pas kësaj ngjarje dy oficerë policie u plagosën në një të shtëna në Filadelfia gjatë një shfaqjeje fishekzjarre të 4 korrikut.

Edhe në Filadelfia dikush hapi zjarr ndaj njerëzve që merrnin pjesë në festimet e 4 korrikut, me një koncert dhe fishekzjarre përfundimtare. Dy policë u plagosën dhe u transportuan në spital, ndërsa paniku u përhap në zonën e Benjamin Franklin Parkëay.