Sulmi drejt Top Channel, ish-drejtuesi i uniformave blu: Policia nuk ngriti dot strukturë të posaçme për goditjen e grupeve kriminale

Ish drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi e cilëson akt të pastër terrori sulmin me kallashnikov drejt Top Channel, ku mbeti i vdekur roja i sigurisë Pal Kola, 61 vjeç. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu thotë se gardhi i fjalës së lirë është prishur.

“Në fakt, është për të ardhur keq se gardhi i fjalës së lirë është prishur. Sulmi drejt Top Channel është një akt kriminal, më i rëndi”, tha Prençi.

Sugjerimi i tij për policinë është ngritja e një strukture të posaçme për të zbuluar se si funksionon bota e krimit duke qenë se atentatet e ndodhura së fundmi përdorin të njëjtin skenar.

“Përdorimi i armëve të zjarrit, i bidonave të benzinës për djegie është metoda e përdorur në 80% të atentateve. Është fatkeqësi që policia nuk ka arritur të ngrejë strukturë të posaçme për të evidentuar kategorinë e grupeve kriminale, vrasësit me pagesë, grupet për konflikte territoriale të botës së krimit. Policia duhet të kishte arritur në përfundimin që diçka duhet të kishte ndryshuar në raport me strukturën. Nëse veprohet ashpër që nga gjurmimi, parandalimi por edhe kur ndodh goditja, i kemi destinacionet. Policia e Shtetit duhet të ndryshojë strategji në raport me këtë lloj kriminaliteti. Është akt i pastër terrori”, tha Prençi.

Ndër të tjera, Prençi ka bindjen se ngjarja do të zbardhet.  

“Ata e dinë që veprimtaria kriminale që ndodh në oborrin e një televizioni është i madh. Fakti që shteti shqiptar ofron 100 mijë euro për të zbuluar autorë tregon se bie pista e vrasjes së rojës se hasmit e tyre do e kishin më të lehtë ta ekzekutonin rrugës ose në Sharrë, jo të bënin zhurmë kaq të madhe. Kam bindjen se kjo ngjarje do të zbardhet. Shumë e rëndësishme është evidentimi i provave. Ekspertët e dinë mirë se një gjurmë e vogël në makinë flet më shumë se 100 ekspertë”, tha Prençi.

Breshëri kallashnikovi u regjistruan dy ditë më parë drejt godinës së Top Channel, afër shtëpisë së Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës. Autorët pasi kanë djegur makinën dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës. Report Tv ka mësuar gjithashtu se makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë