Sulmi me armë ndaj Inez Hajrullas, akuza: Fatmir Hysenit, iu bllokua arma qëlloi vetëm Gentian Zoto

Sulmi me armë ndaj Inez Hajrullas, akuza: Fatmir Hysenit, iu bllokua arma qëlloi vetëm Gentian Zoto

Fatmir Hyseni, Igli Memaj dhe Gentian Dautaj

VLORË - Kur janë mbushur 19 muaj hetime për ngjarjen e atentatit në Vlorë, kundër, Inez Hajrulla dhe dy shokëve të tij, prokuroria e këtij qyteti, ka vendosur të mbyllë çështjen dhe të dërgojë grupin e qitësve si të pandehur në gjykatë. Bëhet fjalë për një celulë personash që veprojnë në Vlorë, Fier dhe Tiranë, të cilët sipas akuzës kishin organizuar sulmin me armë në 10 maj 2019 në kompleksin “Oslo” në Vlorë. Hetimet kanë provuar se organizator i këtij sulmi me dy kallashnikovë është Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipurit” në Vlorë.

Të pandehurit e tjerë Igli Memaj “Suloti”, Gentian Dautaj (Zoto) dhe Fatmir Hyseni janë në rolin e ekzekutorëve, ku në fazën e hetimit të provave, ka rezultuar se Igli Memaj ka qenë në rolin e drejtuesit të mjetit tip “Land Rover”, ndërsa Dautaj dhe Hysenaj, kanë qenë të armatosur dhe ishin personat që do ekzekutonin Inez Hajrullan, Ervis Matodashaj dhe A.Shoraj.

Këta persona nuk kanë mundur të realizojnë krimin, thotë dokumentacioni i siguruar nga “Shqiptarja.com”, pasi arma automatike që mbante Fatmir Hyseni, rezulton të jetë bllokuar duke mos realizuar asnjë qitje. Ndërsa arma e zjarrit që mbante Gentian Dautaj është qitur disa herë, në drejtim të objektivit të sulmit, por pasoja nuk ka ardhur për shkak se grupi i djemve i ka pikasur, dhe janë shtrirë përtokë dhe më pas janë larguar.

Personat më pas janë larguar menjëherë pas ngjarjes në drejtim të kodrave të Babicës, ku kanë djegur automjetin dhe kanë qëndruar të fshehur deri në momentin që janë marrë dhe transportuar për në qytetin e Fierit. Ky transport është realizuar nga organizatori i këtij sulmi, thuhet në dokumentacion si Daut Elmazi, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj. Goxhaj dhe Serxhio Ademi ose “Çima” rezulton të jenë bashkëpuntorë në këtë ngjarje, në rolin e ndihmësit para dhe pas ngjarjes, duke i gjetur me qëra në Vlorë, grupit të qitësve, furnizuar me ushqime dhe veshëmbathje e armë.

Është vërtetuar se Serxhio në datën 10 maj 2019, ka qenë gjithë ditën me Daut Elmazin dhe së bashku kanë shkuar dhe marë grupin prej tre persona që kryen atentatin. Hyseni, Dautaj dhe Memaj, kishin mbetur pa transport pasi makinën “Land Rover” e kishin djegur. Ndërsa Albano Goxhaj, ka qënë në rolin e ndihmësit pasi ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë, duke shkuar në vendgjarje, ku u dogj automjeti dhe ka marë së bashku me Serxhon e Elmazin autorët e sulmit.

Tre personat janë çuar në qytetin e Fierit, ku Serxhio Ademi,ka pohuar se i ka strehuar në banesën e tij në lagjen “1 Maji”. Të pandehur për këtë çështje janë marë dhe Xheladin Merko, Ardian Ahmeti për akuzën e “Përkrahje të autorëve të krimit” e “Moskallëzim Krimi”, Dejvison Serjani dhe Nensi Shaqiri, për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat