ANGLI- Ish ndihmësi i Nënë Terezës në Kalkuta, Mark Bloomfield ka mbetur i vrarë nga një sulm me armë në Swansea të Britanisë së Madhe. 54-vjeçari edhe pse u dërgua me urgjencë në spital nuk ka arritur t'u shpëtojë plagëve të marra.
Marku ishte pjesë e misionit të famshëm katolik të Nënë Terezës i cili për dekada me radhë i shërbente të varfërve në Indi, vdiq pasi ndërhyri në një sherr në Mbretërinë e Bashkuar. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga një të dyshuar, Colin Thomas Payne.
Përveç punës me Nënë Terezën, ai ndihmoi vajzat në Indi të arsimohen, ku organizonte kampe ku ofroheshin kurse falas dhe ndihmonin në ruajtjen e kafshëve të egra në Afrikë.
“Mark Bloomfield ndërtoi një trashëgimi që do të vazhdojë të jetojë në jetën e panumërt që hasi. Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që kujdesej”– u shprehën fillimisht familjarët e tij përmes një deklarate.
“Në Indi, ai organizoi kampe të lira kirurgjikale të kataraktit dhe themeloi shkolla që i jepnin mundësi të rralla edukimit për vajzat. Në Afrikë, ai ndihmoi në ruajtjen e kafshëve të egra duke futur avionë ultradritë, për të luftuar sulmet e luftëtarëve”-vijuan më tej ata, duke shtuar se Bloomfield do të vazhdojë të ketë ndikim në jetën e të tjerëve si një donator organesh.