Sulmi me bombë në Manchester Arena: Hashem Abedi shpallet fajtor për vrasjen e 22 personave

Sulmi me bombë në Manchester Arena: Hashem Abedi shpallet fajtor për vrasjen e 22 personave

Vëllai i bombarduesit të Manchester Arena, Salman Abedi është shpallur fajtor për vrasjen e 22 personave. Hashem Abedi kishte mohuar të kishte ndihmuar të vëllain për planifikimin e shpërthimit të "papritur dhe vdekjeprurës". Por, në seancën gjyqësore u bë me dije se dy vëllezërit punuan së bashku për të siguruar burimet materiale të përdorura në shpërthimin vetëvrasës pas koncertit të dhënë nga Ariana Grande në vendin e ngjarjes.

Prokurorët thanë që Hashem ishte "përgjegjës i përbashkët" me vëllain e tij për sulmin në 22 maj 2017.

Vëllezërit "qëndronin krah për krah" në komplot, u tha në Gjykatë dhe se Hashem ishte "po aq fajtor për vrasje" sa vetë bombarduesi, Salman. Hashem, 22 vjeç, u shpall gjithashtu fajtor për një akuzë vrasje të mbetur në tentativë, duke përfshirë të plagosurin e mbetur gjatë ngritjes së komplotit për të shkaktuar shpërthime. Ai nuk ishte i pranishëm në gjykatë pasi me ekipin e tij juridik javën e kaluar vendosën të mos marrin më pjesë në gjykim.

Incidenti ishte sulmi terrorist më vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar dhe shpërthimi i parë me bombë që pas shpërthimeve në Londër, në 7 korrik 2005.

Disa nga familjarët e viktimave shpërthyen në lot pas vendimit të dhënë. Nëna e njërës prej viktimave tha se vendimi i gjykatës “është një ngushëllim për të, pasi tregon që sistemi i drejtësisë britanike ka luajtur rolin e tij ...".

Një tjetër prind i një prej viktimave tha se "ky aktgjykim nuk do të sjellë pas 22 viktimat e vrarë nga Salman dhe Hashem Abedi", por do të sigurojë "një ndjenjë dërrmuese drejtësie për të gjithë ata që u prekën nga ky krim i rëndë".

Njëzet e dy burra, gra dhe fëmijë, të moshës tetë deri në 51 vjeç, u vranë në sulmin e 22 majit 2017, ndërsa 264  persona mbetën të plagosur. Po ashtu, 670 të tjerë raportuan trauma psikologjike si rezultat i këtsaj ngjarje.

Prokurori Duncan Penny, i cili ndoqi çështjen, tha se vëllezërit Abedi kishin kaluar "muaj" duke planifikuar shpërthimin dhe kishin "qëllim të përbashkët për të vrarë, sakatuar dhe plagosur sa më shumë njerëz të ishte e mundur".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike