BEOGRAD- - Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, kërkoi reagimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të forcave ndërkombëtare në Kosovë për sulmin në stacionin e policisë në Dobrosin.
Një ditë më parë, Daçiç tha se “grupe të armatosura të shqiptarëve” sulmuan këtë post-bllok të policisë në rrethinë të Bujanocit, nga kufiri me Kosovën.
Pas qëndrimit të sotëm në Dobrosin, Daçiç tha se qëllimi i sulmuesve ishte “likuidimi i policëve”. “Ky është shembull i shkeljes drastike të të gjitha marrëveshjeve me komunitetin ndërkombëtar. Daçiç u shpreh se "forcat ndërkombëtare në Kosovë duhet të reagojnë dhe, personalisht kam insistuar që së bashku të gjejmë gjurmët që do të na çonin te kryerësit e veprës”, ka thënë Daçiç.
Policia e Kosovës mohoi të ketë pasur informacione për të shtëna në rajonin e Gjilanit, nga ku autoritetet serbe thonë se ka ndodhur sulmi.| (ba/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com